KOSOVA

Rama pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Jemi plotësisht transparentë, të gatshëm për bashkëpunim

Kosova.Today ·

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas intervistimit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë dhe të ofrojë sqarime për projektin e “Arkitektit të Qytetit”. Avokati i tij,...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas intervistimit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë dhe të ofrojë sqarime për projektin e “Arkitektit të Qytetit”.

Avokati i tij, Artan Qerkini, ka bërë të ditur se Rama është intervistuar lidhur me këtë projekt dhe se ka shprehur gatishmërinë për të sqaruar çdo çështje që mund të jetë objekt i dyshimeve të Prokurorisë.

“Zoti Rama është intervistuar në lidhje me projektin e ‘Arkitektit të Qytetit’. Edhe pse dihet se në këtë rast kemi të bëjmë me politika publike, të cilat në instancë të fundit vlerësohen prej votuesve, mirëpo zoti Rama ka shfaqur gatishmërinë e tij që, nëse Prokuroria dyshon për aspekte të ndryshme të këtij projekti, të japë sqarimet e nevojshme, në mënyrë që ta vërë në dijeni Prokurorinë se çdo gjë në lidhje me këtë projekt ka shkuar sipas ligjit”, tha Qerkini.

Ndërkaq, Rama ka thënë se vazhdimisht ka kërkuar bashkëpunim me Prokurorinë, jo vetëm për këtë çështje, por edhe për çështje të tjera.

“Po, edhe unë u thashë që unë kam kërkuar faktikisht vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë për këtë çështje, por edhe për çështje të tjera. Jemi totalisht transparentë, për këtë arsye edhe kam ardhur me diskutuar, me biseduar, përkundër faktit që disa, si kryeministri, mos të përmend emra, që nuk shkojnë, do të thonë ne jemi të gatshëm gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë, sepse kështu zhvillohet shteti demokratik. Puna ime është zhvillimi i kryeqytetit, ndërtimi i kryeqytetit, puna e Prokurorisë është me e ditë që çdo gjë po bëhet në bazë të legjislacionit”, tha Rama.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mblidhen katër komisione parlamentare, edhe ai për rastin e Arlinda Zekajt

09.11.2026

Rama deklarohet për projektin në Ulpianë: Fontana nuk preket, parkimi parashihet nëntokësor

09.11.2026

Egjipti na mbush sofrën me fasule, Kosova vazhdon të varet nga importi

09.11.2026

Imami shqiptar në Zvicër largohet nga postet pas zbulimit të deklaratës së vitit 2017 kundër Paradës së Krenarisë në Prishtinë

08.11.2026