JETA

Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg

Kosova.Today ·

Kreu i OVL- UÇK, Hysni Gucati, ka vizituar Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gucati ka thënë se është e vërtetë që Jakup Krasniqi ka refuzuar të vizitohet nga mjekët e Hagës, duke treguar se ka disa probleme me shiqim. Gucati...

Kreu i OVL- UÇK, Hysni Gucati, ka vizituar Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gucati ka thënë se është e vërtetë që Jakup Krasniqi ka refuzuar të vizitohet nga mjekët e Hagës, duke treguar se ka disa probleme me shiqim.

Gucati tha të enjten ka treguar se vetë personalisht i ka kërkuar Krasniqit që të mos e refuzojë asistencën mjekësore, pasi është diçka e domosdoshme.

Kreu i OVL-UÇK’së ka treguar se përgjatë këtij muaji do t’i takojë në Hagë edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin me 11 dhe 12 nëntor dhe Rexhep Selimin në fund të muajit.

”Ka pasë t’i bëjë kontrollat e syve, ka refzu prapë. Unë u mundova ta bindë. Edhe shokët brenda janë munduar”, ka deklaruar Gucati në RTV 21.

Sa i përket Ligjit për Specialen, Gucati ka thënë se është Ligj i mirë dhe ka bërë thirrje që Kurti të mos bëjë ndonjë marrëveshje me BE-në në dëm të interesit të vendit sa i përket diskutimeve për Ligjin në fjalë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Paraqiten tumore te fëmijët pas trajtimit me injeksionin zviceran milion frangësh

07.11.2026

Zvicra rrit interesin e kursimeve pensionale në 2% nga viti 2027

07.11.2026

Zvicër: Betejë për të ardhmen e aeroportit të Sionit, qytetarët vendosin më 29 nëntor

09.11.2026

Zvicër: Refuzimi i financimit shtesë të pensioneve mund të shkaktojë humbje miliardëshe

09.11.2026