SHQIPERIA

I jepet lamtumira diplomatit Bashkim Zeneli, homazhet mbahen në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit

Kosova.Today ·

Familja e ambasadorit të njohur Bashkim Zeneli ka bërë publike detajet e ceremonisë së lamtumirës, pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 78-vjeçare. Homazhet në nder të diplomatit do të zhvillohen sot, më 2 nëntor, nga ora 11:00 deri në 13:00,...

Familja e ambasadorit të njohur Bashkim Zeneli ka bërë publike detajet e ceremonisë së lamtumirës, pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Homazhet në nder të diplomatit do të zhvillohen sot, më 2 nëntor, nga ora 11:00 deri në 13:00, pranë Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në Tiranë. Më pas, trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit në Varrezat e Sharrës.

Ndërkohë, pritja e vizitave do të organizohet më 3 dhe 4 nëntor, në ambientet e Xheko Imperial, pas Presidencës, në oraret 10:00–12:00 dhe 17:00–19:00.

Lajmi është bërë i ditur nga vajza e tij, Valbona Zeneli, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku familja ka shprehur dhimbjen për humbjen dhe mirënjohjen për të gjithë ata që do të jenë pranë tyre në këto momente të vështira.

Bashkim Zeneli u nda nga jeta të premten, në një spital jashtë vendit, ku kurohej prej kohësh.

Gjatë karrierës së tij, ai shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi, si dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Zeneli dha kontribut edhe në gazetari dhe publicistikë, duke qenë autor i disa librave, mes tyre “Për Gjermaninë” dhe “Miqësi e trazuar”.

The post I jepet lamtumira diplomatit Bashkim Zeneli, homazhet mbahen në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë

08.11.2026

Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjobat e trafikut, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linqet e dyshimta

09.11.2026

E zuri poshtë muri i një banese, humb jetën 70-vjeçari në Lezhë

08.11.2026

Inflacioni arrin në 3.4%, ushqimet dhe transporti shtrenjtojnë jetesën

09.11.2026