SHQIPERIA

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

Kosova.Today ·

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Shkodër, ku ka humbur jetën elektricisti Angjelin Nika, 34 vjeç. Sipas informacionit paraprak të policisë, 34-vjeçari është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Shkodër, ku ka humbur jetën elektricisti Angjelin Nika, 34 vjeç.

Sipas informacionit paraprak të policisë, 34-vjeçari është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, rreth orës 20:36. Dyshohet se ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që po riparonte një defekt në një shtyllë elektrike në fshatin Bardhaj.

“Nga të dhënat paraprake, elektricisti ishte thirrur jashtë orarit të punës nga disa familje që kishin mungesë të energjisë elektrike, pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së”, njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

The post Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, lihet ‘detyrim paraqitje’ mësuesi i fizkulturës në Selenicë

08.11.2026

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026

Masakra në Poloni, shqiptari nga Krakov ndan detajet: Autori i veshur me antiplumb dhe veshje ushtarake

08.11.2026

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

09.11.2026