SHQIPERIA

Jotova fiton zgjedhjet presidenciale në Bullgari

Kosova.Today ·

Ilijana Jotova është fituese e zgjedhjeve presidenciale në Bullgari, sipas rezultateve të numërimit paralel të votave nga agjencia “Alpha Research”, të publikuara nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Sipas rezultateve nga 100% e mostrës...

Ilijana Jotova është fituese e zgjedhjeve presidenciale në Bullgari, sipas rezultateve të numërimit paralel të votave nga agjencia “Alpha Research”, të publikuara nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).

Sipas rezultateve nga 100% e mostrës së përpunuar të numërimit paralel, deri në orën 20:00 sipas kohës lokale, Jotova dhe kandidati për nënpresident, Kiril Vëlçev, kanë siguruar 57,4% të votave.

Kundërkandidatët e tyre, Andrej Gjurov dhe Georgi Kandev, kanë marrë 39,6% të votave.

Rezultatet bazohen në numërimin paralel dhe jo në rezultatet përfundimtare zyrtare.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë gjatë vendosjes së gjobave

09.11.2026

Bonusi i bebes, Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur ndihma do jepet për 5 vjet

09.11.2026

Apeli zbardh arsyet, pse u izolua në shtëpi Vlora Hyseni

09.11.2026

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e arsyetuar për ministren virtuale “Diella”

09.11.2026