Justina Shhiroka Pula me udhëtime jashtë vendit? Presidenca kontrakton 273 mijë euro për bileta avioni!
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka shpallur fituesin e tenderit për shërbime të transportit ajror – bileta avioni, me një vlerë prej 273 mijë e 3 eurosh, për një periudhë prej 36 muajsh. Sipas njoftimit për dhënie të kontratës...
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka shpallur fituesin e tenderit për shërbime të transportit ajror – bileta avioni, me një vlerë prej 273 mijë e 3 eurosh, për një periudhë prej 36 muajsh.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, të publikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit më 9 nëntor 2026, kontrata i është dhënë kompanisë AS TRAVEL CLUB nga Prishtina.
Tenderi ka të bëjë me sigurimin e biletave të udhëtimit me aeroplan për nevojat e Zyrës së Presidentes së Kosovës. Në dokumentin e prokurimit thuhet se relacionet e udhëtimeve nuk mund të përcaktohen paraprakisht.
Vlera e parashikuar fillestare e kontratës ishte 400 mijë euro, ndërsa vlera përfundimtare e kontratës së shpallur fituese është 273,003 euro, shkruan ORAinfo.
Në procedurën e prokurimit kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.
Marrëveshja kornizë është paraparë të zgjasë 36 muaj, çka nënkupton se Presidenca do të ketë në dispozicion shërbime për sigurimin e biletave ajrore gjatë kësaj periudhe.
Tenderi ngre interesim për intensitetin e planifikuar të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit të Presidencës, ndonëse dokumenti nuk specifikon numrin e udhëtimeve, destinacionet apo zyrtarët që do t’i shfrytëzojnë këto bileta.
Kontrata është dhënë më 9 nëntor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 10 nëntor 2026. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.