SPORTI

Juventusi po përgatitet për shitjen e Zhegrovës

Kosova.Today ·

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, pasi klubi italian raportohet se po shqyrton mundësinë e largimit të futbollistit kosovar gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas mediumit italian “TuttoJuve”...

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, pasi klubi italian raportohet se po shqyrton mundësinë e largimit të futbollistit kosovar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediumit italian “TuttoJuve”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të gatshëm ta lejojnë largimin e Zhegrovës në rast se në adresë të klubit arrin një ofertë prej 10 deri në 15 milionë eurosh.

Afati kalimtar i janarit pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e 27-vjeçarit, i cili mund të kërkojë një skuadër ku do të kishte më shumë hapësirë dhe mundësi për të luajtur.

Për situatën e tij te Juventusi është raportuar edhe në ditët e fundit, ndërsa trajneri Luciano Spalletti është shprehur i pakënaqur me paraqitjet e Zhegrovës deri më tani.

Interesim për shërbimet e futbollistit kosovar ka shfaqur edhe Beshiktashi, sipas raportimeve të fundit.

Zhegrova, ndërkohë, ende nuk e ka nisur asnjë ndeshje të këtij edicioni nga minuta e parë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kosova synon Evropianin, Foda: Po përcjellim futbollistë nga ligat ndërkombëtare

09.11.2026

Albian Ajeti dënohet me tri ndeshje, Lugano shqyrton mundësinë e apelimit

09.11.2026

‘Fshesa’ e Mourinhos, tre futbollistë mund të largohen nga Real Madridi në janar

09.11.2026

IGLI TARE ZBULON TË VËRTETAT E MILANIT: “Kisha nevojë për mbështetje, por nuk e gjeta atë që prisja”

13.11.2026