Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, Berisha paraqitet në SPAK si dëshmitar
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të enjte është paraqitur në ambientet e SPAK. Mësohet se Berisha do të merret në pyetje lidhur me kallëzimin e tij ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Ai dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të enjte është paraqitur në ambientet e SPAK. Mësohet se Berisha do të merret në pyetje lidhur me kallëzimin e tij ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Ai dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë thirrur në cilësinë e kallëzuesve.
Kallëzimi ndaj gjyqtares lidhet me dyshimet për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, ku pretendohet se nuk është pasqyruar një dënim i marrë në Greqi.
Irena Gjoka është gjyqtarja e posaçme që ka firmosur vendimet për kërkesat e SPAK në kuadër të dosjes “Partizani”, çështje në të cilën janë të pandehur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.
Kallëzimi ndaj Irena Gjokës, Berisha dhe Malltezi thirren si dëshmitarëThe post Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, Berisha paraqitet në SPAK si dëshmitar appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.