SHOWBIZ

Kapet “mat” në Prishtinë aktorja e famshme turke, dora e Butrint Imerit ia “mbyll” sytë

Kosova.Today ·

Një video e publikuar në Instagram nga aktorja e njohur turke, Su Burcu Yazgi Coskun, ka nxitur kureshtje, pasi në pamjet e realizuara brenda një veture shfaqet “befasisht” edhe dora e këngëtarit të famshëm, Butrint Imeri. Aktorja shihet duke...

Një video e publikuar në Instagram nga aktorja e njohur turke, Su Burcu Yazgi Coskun, ka nxitur kureshtje, pasi në pamjet e realizuara brenda një veture shfaqet “befasisht” edhe dora e këngëtarit të famshëm, Butrint Imeri.

Aktorja shihet duke publikuar një moment nga vetura në rrugët e Prishtinës, ndërsa në një pjesë të videos vërehet edhe dora e këngëtarit, i cili duket se ndodhet pranë saj. Detaj ky që s’i shpëton syrit të publikut.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendje është fakti se Su Burcu Yazgi Coskun dhe Butrint Imeri ndiqen me njëri-tjetrin në Instagram.

Megjithatë, deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nga asnjëri prej tyre për natyrën e raportit mes tyre, ndaj mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një lidhje apo thjesht për një takim miqësor.

Su Burcu Yazgi Coskun është njëra nga aktoret turke më të dashura për publikun, ndërsa famën e madhe e ka arritur me rolin e Asiye Eren në serialin e njohur “Kardeslerim”.

Përveç suksesit në aktrim, ajo ka edhe një lidhje familjare me shqiptarët. Në një intervistë të mëparshme, aktorja ka treguar se nëna e saj është me origjinë shqiptare dhe se në familjen e tyre ruhen tradita, veshje dhe ushqime shqiptare.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Lejla: Me një pagë mesatare, nuk kisha mujt me mbijetu

08.11.2026

Labinot Rexha me akuza të forta: “Nga familja e Jonës kam marrë më shumë se katër kërcënime”

09.11.2026

Unazë nga Leo, po vjen një hap i ri për Lelën – do të kemi dasmën më të madhe në estradë

27.10.2026

“E bekuar me zotërinë më të pashëm”, Afrona Dika ndan një moment të veçantë me partnerin

27.10.2026