SHENDETI

Klinika e Gjinekologjisë: Lehonat të befasuara për të mirë me kushtet (VIDEO)

Kosova.Today ·

Lehonat që kanë shkuar për të lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK thonë se janë befasuar pozitivisht me kushtet dhe trajtimin që kanë marrë, ndonëse para ardhjes kishin dëgjuar vlerësime jo të mira. Ato kanë vlerësuar edhe përmirësimet...

Lehonat që kanë shkuar për të lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK thonë se janë befasuar pozitivisht me kushtet dhe trajtimin që kanë marrë, ndonëse para ardhjes kishin dëgjuar vlerësime jo të mira.

Ato kanë vlerësuar edhe përmirësimet në infrastrukturë, pasi shumica e pacienteve sistemohen nga dy në një dhomë dhe kanë banjo brenda saj, ndërsa kanë lavdëruar edhe stafin mjekësor.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, tha se dera e institucionit është e hapur për çdo pacient që ka ankesë, ndërsa kërkoi që pakënaqësitë të paraqiten edhe zyrtarisht. Ai tha se shpesh pacientët i shprehin ankesat vetëm gojarisht dhe më pas nuk i dorëzojnë ato me shkrim, duke e bërë më të vështirë ndërmarrjen e masave.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vijim:


Burimi i lajmit: klankosova.tv
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sa proteina në ditë i duhen trupit?

08.08.2026

A keni probleme me tretjen? Ky ushqim mund t’ju ndihmojë

20.08.2026

84-vjeçares i bëhet varrë në fund të shpinës pas operimit, familja kërkon llogari nga QKUK (VIDEO)

12.08.2026

Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo

08.11.2026