Klopp me superlativa për Brajan Grudën: I gjori mbrojtësi i majtë serb, çfarë përballjeje
Futbollisti me prejardhje shqiptare realizoi një gol spektakolar në fitoren 3:1 të Gjermanisë ndaj Serbisë. Paraqitja e tij e jashtëzakonshme u vlerësua edhe nga Jürgen Klopp, i cili bëri një koment me humor për mbrojtësin serb që u...
Futbollisti me prejardhje shqiptare realizoi një gol spektakolar në fitoren 3:1 të Gjermanisë ndaj Serbisë. Paraqitja e tij e jashtëzakonshme u vlerësua edhe nga Jürgen Klopp, i cili bëri një koment me humor për mbrojtësin serb që u përball me të, shkruan albinfo.ch.
Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar fitore 3:1 ndaj Serbisë, në një ndeshje ku vëmendjen e veçantë e mori futbollisti me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda. 22-vjeçari realizoi një gol të bukur dhe zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse, duke kontribuar në fitoren e gjermanëve.
Gruda shënoi golin e tretë të Gjermanisë në minutën e 50-të, pas asistimit të Joshua Kimmich, duke e çuar rezultatin në 3:0.
Paraqitja e tij nuk kaloi pa u vënë re. Sipas vlerësimit të platformës Sofascore, futbollisti shqiptar ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, me notën 9.0.
Përveç golit, Gruda krijoi një rast të madh për shënim, kompletoi 40 pasime të sakta, realizoi nëntë driblime të suksesshme dhe fitoi 12 duele me kundërshtarët.
Edhe Jürgen Klopp shprehu vlerësimin e tij për paraqitjen e talentit të ri, duke bërë një koment me humor për mbrojtësin serb që u përball me Grudën gjatë ndeshjes.
Pas këtij debutimi të suksesshëm, 22-vjeçari synon ta vazhdojë formën e mirë edhe në ndeshjen e radhës, ku Gjermania do të jetë nikoqire e Holandës në Berlin, tri ditë më vonë./Albinfo.ch
The post Klopp me superlativa për Brajan Grudën: I gjori mbrojtësi i majtë serb, çfarë përballjeje appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.