JETA

Komisioni Evropian kërkon progres në dialog, kritika për Kosovën dhe Serbinë

Kosova.Today ·

Dialogu mbetet kusht kyç që Kosova dhe Serbia të përparojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa mungesa e progresit do të ketë kosto politike dhe ekonomike. Kjo thuhet, ndër të tjera, në draftraportet vjetore për Kosovën dhe Serbinë, që Komisioni...

Dialogu mbetet kusht kyç që Kosova dhe Serbia të përparojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa mungesa e progresit do të ketë kosto politike dhe ekonomike. Kjo thuhet, ndër të tjera, në draftraportet vjetore për Kosovën dhe Serbinë, që Komisioni Evropian do t’i publikojë më 4 nëntor.

Për Serbinë thuhet se ka vepruar në kundërshtim me detyrimet e saj, përfshirë lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës dhe në Interpol, shkruan RTK.

Sipas draftit, këto veprime dhe retorika e përsëritur nxitëse e zyrtarëve serbë kanë vazhduar të minojnë normalizimin. Serbia kritikohet gjithashtu se nuk ka ndërmarrë asnjë hap të rëndësishëm për të siguruar llogaridhënie për sulmin në Banjskë, në shtator të vitit 2023.

Situata në veri vlerësohet e qetë, por e brishtë. Kosovës i vihet në barrë se ka ndërmarrë në mënyrë të përsëritur veprime në kundërshtim me detyrimet nga dialogu, përfshirë aksione policore ndaj strukturave të mbështetura nga Serbia.

Në draft përmendet se nuk ka pasur përparim drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kosova ftohet ta nisë këtë proces, në përputhje me detyrimet nga dialogu.

Për statusin e strukturave të mbështetura nga Serbia në Kosovë, drafti thekson se ai duhet të trajtohet sipas marrëveshjeve të dialogut dhe ligjit të Kosovës, e jo me masa të pakoordinuara.

BE-ja kërkon konsultime të strukturuara me serbët e Kosovës dhe bashkëpunim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun.

Për urën mbi lumin Ibër, BE-ja vlerëson se ajo duhet të hapet, por nevojitet koordinim më i mirë mes komunave dhe institucioneve qendrore.

Sipas draftit, Kosova nuk ka shënuar përparim në fushat themelore, ndërsa funksionimi i institucioneve është penguar nga fragmentimi politik.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra heton dyshimet për mashtrime me faturimin e testeve për COVID-19

08.11.2026

Bettina Prenaj: “Sot po jetoj diçka që para disa vjetësh vetëm e ëndërroja”

09.11.2026

Zvicra rrit interesin e kursimeve pensionale në 2% nga viti 2027

07.11.2026

Nga pozitat e larta fetare në Zvicër, Bashkim Aliu mbetet pa funksione!

08.11.2026