KOSOVA

Komisioni për vrasjen e Arlinda Zekajt angazhon ekspertë të fushës penale, sociale dhe të dhunës në familje

Kosova.Today ·

Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt ka përzgjedhur tre ekspertë që do të jenë pjesë e kësaj trupe hetuese. Në kuadër të punës për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së Zekajt dhe shqyrtimin e veprimeve e mosveprimeve...

Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt ka përzgjedhur tre ekspertë që do të jenë pjesë e kësaj trupe hetuese.

Në kuadër të punës për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së Zekajt dhe shqyrtimin e veprimeve e mosveprimeve institucionale, krahas deputetëve, në Komision do të angazhohen edhe Emina Avdyli Buzhala, Besarta Breznica dhe Skender Kandiq.

Të tre kandidatët u përzgjodhën me shumicë votash nga anëtarët e Komisionit.

Emina Avdyli Buzhala mori gjashtë vota për dhe do të angazhohet në fushën penale, Besarta Breznica mori tetë vota për dhe do të mbulojë fushën e dhunës në familje me bazë gjinore, ndërsa Skender Kandiq mori pesë vota për dhe do të angazhohet në fushën sociale.

Për përzgjedhjen e tyre njoftoi kryetari i Komisionit, Burim Ramadani.

Ramadani: Emina Avdyli Buzhala, Besarta Breznica dhe Skender Kandiq janë ekspertët e Komisionit

“Ju njoftojmë se zonja Emina Avdyli Buzhala, Besarta Breznica dhe Skender Kandiq janë përzgjedhur me shumicë votash për të mbështetur punën profesionale të Komisionit”, tha Ramadani.

Më 29 tetor, Kuvendi i Kosovës miratoi me 90 vota për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2026, në Vitomiricë të Pejës. I dyshuari për vrasjen e saj është ish-kunati, Albert Sylaj.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Me SPAK-un në shpinë, Samir Mane nxjerr jashtë milionët që bëri në Shqipëri, tokat, plazhet dhe taksat që i fali shteti shqiptar

10.11.2026

Gjykata në Pejë jep detaje se pse seanca e nesërme ndaj Jeton Sylajt do të mbahet e mbyllur për publikun

11.11.2026

Macron dhe Brigitte presin Kurtin dhe gruan e tij në darkën në Pallatin Élysée

11.11.2026

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore serbe në Kosovë: Disa nga ta, është dashur të arrestohen

11.11.2026