JETA

Konfirmohet opinionisti i dytë i Big Brother VIP Kosova 5

Kosova.Today ·

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova po afron dhe tashmë është zbuluar edhe emri i opinionistit që do t’i bashkohet Rudina Dembacajt në këtë rrugëtim. Bëhet fjalë për Resul Sinanin, gazetarin dhe moderatorin e njohur, i cili prej vitesh...

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova po afron dhe tashmë është zbuluar edhe emri i opinionistit që do t’i bashkohet Rudina Dembacajt në këtë rrugëtim.

Bëhet fjalë për Resul Sinanin, gazetarin dhe moderatorin e njohur, i cili prej vitesh është pjesë e ekranit dhe jetës mediatike në Kosovë.

Me një karrierë të gjatë në gazetari dhe televizion, Sinani ka drejtuar formate të ndryshme, ndërsa publiku e ka të freskët kapitullin e fundit nga emisioni “Libero” në ATV, ku përmes intervistave dhe diskutimeve ka trajtuar tema të ndryshme shoqërore e aktuale.

Pas angazhimit në ATV, gazetari nisi një kapitull të ri profesional këtë sezon televiziv, duke iu bashkuar Klan Kosovës.

Tashmë, një tjetër sfidë e pret në ekran.

Për herë të parë në rolin e opinionistit të Big Brother VIP Kosova, Resuli do të komentojë lojën, karakteret dhe dinamikat mes banorëve, duke sjellë këndvështrimin e tij në një format krejt ndryshe nga ato ku e kemi parë deri më tani.

Krah Rudina Dembacajt, ai do të jetë pjesë e debateve dhe diskutimeve që pritet të shoqërojnë një tjetër edicion plot zhvillime të Big Brother VIP Kosova.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 154 mijë dollarë

07.11.2026

SHBA nis hetimet ndaj ilaçit të kompanisë zvicerane Novartis për rrezikun e kancerit

09.11.2026

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

07.11.2026

Neuchâtel synon zgjerimin e pilot-projektit për shkollimin gjatë gjithë ditës

10.11.2026