MAQEDONIA

Konfirmohet përparimi i Drejtorisë së Doganave në Raportin e Komisionit Evropian!

Kosova.Today ·

Sipas raportit, të ardhurat e arkëtuara nga Doganat gjatë vitit 2025 janë rritur për 5,2 për qind krahasuar me vitin paraprak, duke tejkaluar 2,1 miliardë euro. Raporti vlerëson gjithashtu përmirësimin e sistemeve të inteligjencës dhe menaxhimit...

Sipas raportit, të ardhurat e arkëtuara nga Doganat gjatë vitit 2025 janë rritur për 5,2 për qind krahasuar me vitin paraprak, duke tejkaluar 2,1 miliardë euro.

Raporti vlerëson gjithashtu përmirësimin e sistemeve të inteligjencës dhe menaxhimit të rrezikut, pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare dhe forcimin e kapaciteteve për luftimin e krimit të organizuar.

Me mbështetjen financiare të BE-së, janë siguruar automjete, pajisje mbrojtëse dhe teknologji informative për Sektorin e Kontrollit dhe Hetimeve.

Vlerësim pozitiv merr edhe zbatimi i Strategjisë për Integritet dhe Luftë kundër Korrupsionit 2024–2027, si dhe procesi i digjitalizimit të shërbimeve doganore.
Komisioni Evropian thekson se legjislacioni doganor është në shkallë të lartë i harmonizuar me atë të BE-së, ndërsa janë evidentuar përparime edhe në lehtësimin e tregtisë dhe bashkëpunimin doganor përmes ratifikimit të Protokolleve 5 dhe 6.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Në mesnatë, një nga uljet më të mëdha të çmimit të benzinës dhe dizelit

09.11.2026

Zekirija Tahiri porosi Dimitrievskit të ZNAM-it: Qytetarët i ndëshkojnë politikanët që ndërtojnë karrierën mbi kërcënimet dhe urrejtjen

08.11.2026

Shasivari takim me ambasadorin Aktas: Thellojmë partneritetin në fushën e drejtësisë

09.11.2026

Me dokumente ‘zviceran’, por me zemër në Sllupçan: Dr. Mirsad Osmani – një histori suksesi në Zvicër (Video)

08.11.2026