KOSOVA

Konjufca: Jostabiliteti institucional kufizoi qeverisjen dhe vonoi reformat në Kosovë

Kosova.Today ·

Zëvendëskryeministri i vendit, Glauk Konjufca tha të mërkurën se jostatbiliteti i institucioneve ka shkaktuar kufizimin e efektivitetit të qeverisjes dhe se ka vonuar reformat strukturore. Këto komente Konjufca i bëri në seancën e...

Zëvendëskryeministri i vendit, Glauk Konjufca tha të mërkurën se jostatbiliteti i institucioneve ka shkaktuar kufizimin e efektivitetit të qeverisjes dhe se ka vonuar reformat strukturore.

Këto komente Konjufca i bëri në seancën e jashtëzaknshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet raporti i BE-së për vendin.

“Raporti mbulon periudhën shtator 2025-2026, gjatë kësaj periudhe ne kemi pasur tre palë zgjedhje. Dy palë zgjedhje parlamentare të parakohshme dhe një palë zgjedhje komunale. Pa president të zgjedhur deri në tetor dhe me Kuvend jofunksional në shumicën e kohës. Në raport, Komisioni konstaton se gjatë periudhës raportuese, Kuvendi punoi vetëm nga mesi i shkurtit deri në fund të prillit, ndërsa Qeveria ishte në detyrë në pjesën më të madhe të kohës. Madje edhe në këtë periudhë pati një ndërprerje prej tre javësh, nga 6 marsdi deri te vendimi i Gjykatës Kushtetuese të 25 marsit. Sipas raportit, kjo e kufizoi efektivitetin e qeverisjes dhe i vonoi reformat strukturore”, tha ai.

Ai tha se në këtë raport tregohet se niveli i përgatitjes nuk kishte rënë në asnjë fushë.

“Megjithatë, pasqyra e përgjithshme tregon se niveli i përgatitjes nuk kishte rënë në asnjë fushë. Në luftë kundër krimit të organizuar, niveli i përgatitjes thuhet se është ngritur, progresi është vlerësuar më mirë se në vitin e kaluar më së pakti në shtatë prej kapitujve”, tha Konjufca.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kanosja ndaj Arlindës: Jeton Sylaj të enjten para gjykatës, seanca e mbyllur

10.11.2026

Raporti i KE-së për Kosovën në rend dite, deputetët mblidhen sot në seancë të jashtëzakonshme

11.11.2026

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore serbe në Kosovë: Disa nga ta, është dashur të arrestohen

11.11.2026

Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale

11.11.2026