Home / BOTA

BOTA

BOTA

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje kryeministri

Belgjika ka mbetur pa kryeminsitër. Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas paraqitjes së një mocioni mosbesimi kundër qeverisë së tij. Partia më e madhe në koalicionin e krijuar nga Michel, “Flemish N-VA” u largua një javë më parë pas një mosmarrëveshje për nënshkrimin e paktit të migracionit. Largimi i partisë aleate e ktheu qeverinë e Charles Michel në një pakicë. Ndaj kabinetit të tij u paraqit një mocion mosbesimi në Parlament, por Kryeministri dha menjëherë dorëheqjen.

Read More »

Humb jetët një person nga acari i madh

Acari përfshin Ballkanin, me ç’rast ka shkaktuar humbjen e jetës në Serbi. I ftohti ka përfshirë disa vende të Ballkanit, ndërsa në Serbi ka shkaktuar humbjen e jetës së parë. Televizioni shtetëror serb raportoi se trupi i pajetë i një 50-vjeçari është gjetur në borë të hënën në një fshat verior. Në Bosnje, shkollat janë mbyllur në komunat Konjiq dhe Jabllanicë, ndërsa kamionët dhe automjetet e tjera të rënda janë ndaluar të qarkullojnë. Dhjetëra shkolla janë mbyllur për dy ditë edhe në Rumani. Autoritetet thanë se dy migrantë kanë pësuar ngrirje të rëndë, pasi kanë kaluar një ditë jashtë në një zonë të mbuluar me borë, gjatë përpjekjeve për të arritur në Kroaci.

Read More »

Në janar votohet Brexit

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka caktuar muajin janar për votimin e deputetëve për Brexit. Deputetët do të votojnë për marrëveshjen e Brexit të Britanisë së Madhë më 14 janar, ka thënë Theresa May në parlament, transmeton Klan Kosova. Votimi i cili ishte paraparë të mbahej javën e kaluar, është shtyrë pas mocionit të mosbesimit që u bë ndaj kryeministres së Britanisë, Theresa May. Ndërsa udhëheqësi i punës, Jeremy Corbyn tha se May kishte “çuar vendin në një krizë kombëtare” dhe se ajo nuk kishte mbështetjen e kabinetit.

Read More »

Alarmohet Shqipëria, ja çfarë moti po e pret

Reshjet e shiut dhe borës po vazhdojnë në gjithë Shqipërinë. Në ditet ne vijim moti do jete me shtim të reshjeve dhe ulje temperaturash, sidomos në zonat malore. Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako, ka kërkuar nga prefektët e qarqeve, drejtuesit e bashkive, drejtuesit dhe institucionet qëndrore në nivel rajonal dhe vendor, të marrin masa urgjente sipas fushës së pergjegjësisë, për përballimin e çdo situate emergjente, si dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit. Ministria thotë se prefektët e qarqeve nëpërmjet strukturave të emergjencave civile pranë administratës së tyre të komunikojnë me subjektet kontraktore që këto të venë në dispozicion të gjitha kapacitetet e tyre njerëzore dhe teknike dhe sasitë e mjaftueshme të kripës, dhe të skorieve etj., për të ndërhyrë në pastrimin e rrugëve nga dëbora, eleminimin e ngricave në rrugë, pastrimin e rrugëve nga inertet dhe gurët që mund të bien në rrugë, etj. Gjithashtu, prefe..

Read More »

Studentët nuk heqin dorë, ja ҫfarë do të ndodh sot

Protesta e studentëve në Shqipëri duket se do të vazhdojë edhe më tutje. Sot do të ketë bojkot kombëtar, të pranishëm, gjithë shoqëria. Të rinjtë dhe qytetarët që mbështesin kauzën flasin për “Shekullin”. Ja skenari i studentëve për të shmangur politikanët. Taulant Muka: Kjo protestë është fundi i tranzicionit të Dhjetorit të Parë Në ditën e 12-të protestës, studentët sërish protestuan para Kryeministrisë edhe më të vendosur në realizmin e kërkesave të tyre. Për ditën e nesërme, të rinjtë kanë paralajmëruar për një bojkot kombëtar, ku i kanë bërë thirrje çdo qytetari të bashkohet dhe t’i japë edhe më shumë zë kauzës së tyre. Studentët janë të vendosur, të mos pranojnë zëra politikë në protestën e tyre, edhe pse këta të fundit kanë shprehur dëshirën për të qenë prezent në këtë protestë madhështore e cila do të mbahet ditën e hënë. Për këtë arsye ata kanë vendosur, që të qëndrojnë rreth dy orë në për fakultetet përkatëse dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë në orën 11:30. ..

Read More »

Lajmi i fundit: Bombë në televizionin e njohur

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Athinë. Një shpërthim ndodhi në televizionin Skai. Një bombë e vendosur pranë studiove të televizionit kritik ndaj qeverisë shkaktoi dëme, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Ngjarja ishte paralajmëruar me një telefonatë anonime në një tjetër televizion grek, 40 minuta para se të ndodhte, ndaj në zonë ndodhej edhe policia. Dyshimet e para të autoriteteve jane për një akt terrorist, vepër e organizatave marksiste që veprojnë në vend. Jo rrallë ky televizion është kërcënuar edhe prej politikanëve të Syrizas, madje dhe nga vetë kryeministrit Aleksis Tsipras. Pak vite më parë, qeveria greke u përpoq të mos i jepte licencën kombëtare, por çështja arriti deri në Bashkimin Europian, çka e detyroi autoritetet ta lejonin Skain të hynte në garë.

Read More »

Mijëra serbë dalin kundër pushtetit të Vuçiqit, ja ҫfarë po ndodh në Beograd

Po vazhdojnë protestat kundër pushteti të Presidentit serb. Derisa mediat serbe nuk po shkruajnë për këtë protestë masive që u zhvillua edhe ditë më parë, një kompani mediale serbe ‘Ricochet special’ ka publikuar një video direkt nga protesta. Në këto pamje mund të shihni që kjo protestë është masive, ku sipas kësaj memdie janë 70 mijë qytetarë. Serbët po protestojnë kundër dhunës se pushtetit serb të Presidentit Vuçiq. Në protestë janë parë edhe forcat policore serbe të cilët po monitorojnë situatën.

Read More »

Alarm për bombë: Evakuohet shkolla

Një alarm i madh ka ardhur në një nga shkollat e Amerikës. Objekti i shkollës fillore amerikane “Sandy Hook” është evakuuar pasi stafi e ka pranuar një kërcënim për bombë, pikërisht në përvjetorin e gjashtë të sulmit më të rëndë masiv në histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sidoqoftë, Policia ka deklaruar se kërcënimi për bombë nuk ishte serioz. Kërcënimi i paidentifikuar plotësisht u raportua nga policia lokale dhe Aleanca për Veprim “Neëton”. Kërcënimi ishte pranuar në orën 9 të mëngjesit të së premtes. Policia ka thënë se ky kërcënim nuk është i ndërlidhur me kërcënimet me bomba, të cilat janë dërguar përmes e-mailit në shumë vende të Shteteve të Bashkuara gjatë ditës së enjte. Autoritetet kanë vlerësuar se kërcënimet e dërguara përmes e-mailit janë raportime të rrejshme për prani të bombave. Një organizatë, e cila përbëhet tërësisht nga vullnetarët, ka kërkuar në rrjetet sociale që shoqëria të jetë e bashkuar në shënimin e përvjetorit të tragjedisë së madhe të sulmit ..

Read More »

Ndërron jetë kryetari i Komunës në moshën 48 vjeçare

Ka ndërruar jetë kryetari i Komunës së Ohrit, Jovan Stojanoski. Ai paraprakisht ka pasur probleme shëndetësore dhe ka ndërruar jetë nga infarkti. Kryetari i Komunës së Ohrit, Jovan Stojanoski ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare, informojnë mediat lokale. Jo-zyrtarisht, ai paraprakisht ka pasur probleme shëndetësore dhe ka ndërruar jetë nga infarkti. Mandati i Stojanoskit ka filluar më 20.10.2017, pas fitores në rrethin e parë në zgjedhjet lokale. Ndryshe, muajin e kaluar ka ndërruar jetë edhe kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata. Nga ana tjetër, pa kryetar komune është edhe ajo e Novo Sellës për shkak se kryetari i saj, Boro Stojçev u zu duke trafikuar ilegalisht cigare në kufij dhe për këtë ai dha dorëheqje. Për të tre komunat, pritet që të mbahen zgjedhje të reja. /portalb mk

Read More »

Jep dorëheqje kryeministri, kjo është arsyej

Ka dhënë dorëheqje Kryeministri i Shri Lankës , Mahinda Rajapaksa, vetëm shtatë javë pasi u zgjodh nga disa veprime të befasishme politike, të cilat sollën një krizë të thellë politike. Ai kishte shërbyer më parë edhe si president i Shri Lankës, ndërsa ceremonia e dorëheqjes u mbajt në shtëpinë e tij. Djali i tij deklaroi për mediet e huaja se babai i vet ka dhënë dorëheqje me qëllim që të ruhet stabiliteti i vendit. Kjo dorëheqje e sjell fundin e një pushteti më të shkurtër se dy muaj, i cili e vuri në rrezik stabilitetin politik të Shri Lankës. Në tetorin e kaluar, presidenti i vendit e kishte shkarkuar kryeministrin e mëparshëm, Wickremesinghe, duke e zëvendësuar me kryeministrin që dha dorëheqje sot. Sidoqoftë, pritet që në pozitën e kryeministrit të kthehet prapë figura që u shkarkua nga presidenti më herët. Zëdhënësi i partisë së kryeministrit të shkarkuar tha se presidenti është pajtuar që ta emërtojë kryeministrër Ranil Ëickremesinghen nesër në orën dhjetë. Pritet që ky vep..

Read More »