Home / JETA

JETA

Lajme nga Jeta ne KosovaToday News

Rexhep Qosja: Katër delegacionet e Kosovës në bisedimet me Serbinë, një komedi!

1.Ka një krizë dhe ka shumë paqartësi në bisedimet e filluara tash e sa vjet ndërmjet dy shteteve të cilat para nëntëmbëdhjetë vjetësh ishin në luftë: ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Në mendjet e përfaqësuesve të këtyre dy shteteve, historia e të cilave është e ngarkuar me shumë drama, tragjedi dhe dhembje të shumëllojshme të mesvetshme, e sidomos me pushtimin serb të Kosovës, me kolonizimin serb të Kosovës, me planet për shpërnguljen e detyrueshme të shqiptarëve në Turqi, me dhunën dhe terrorin e Sigurimit të Brendshëm Shtetëror (UDB-së) mes viteve 1950-1965, me dhunën e terrorin e regjimit të Millosheviçit pas demonstratave të vitit 1981 dhe, mandej, me zhvendosjen e dhunshme të rreth një milion shqiptarëve në vitet 1998-1999, duhet të zotërojë vetëdija për gjendjen e pandryshueshme gjeografike mes tyre: Kosova dhe Serbia janë fqinje dhe do të jenë përgjithmonë shtete fqinje. Në vetëdijen për këtë gjendje duhet të ndikojnë shumë të dhëna, e njëra prej të cilave është: Serbia kurrë nuk..

Read More »

Mehmeti: Nuk ka rrugë të gabuara, mos ndiq shtigjet e zilisë

Kim Mehmeti – E dashur, Doja të të shkruaj për atë që mësova nga leximi i mijëra librave si dhe të ta shpalos shkurtimisht atë që doja ta them nëpërmjet mijëra faqeve që kam shkruar e botuar. U habita kur pashë se tërë atë që di dhe që kam dashur ta them mund ta përfshij në këto pak faqe dhe në këto disa thënie të mëposhtme. – Të bësh çmos që mos plakesh qysh në rini! – Njeriu duhet të mësojë të jetë i kënaqur me atë që ka dhe atë që është, sepse vetëm kështu mund të arrijë edhe atë që ëndërron! – Të mençur janë vetëm ata që e kanë kuptuar se sa i përket diturisë, njeriu ndahet nga kjo botë duke marr me vete aq urtësi, sa merr ujë notuesi në oqeanin e paskajshëm: vetëm ato pak pika që i janë ngjitur në trup gjatë notimit! – Kurrë mos bëj veprime i prirë vetëm nga dëshira që të jesh i pëlqyer nga të tjerët, por bë atë që ua ke borxh të dashurve tu dhe vetvetes, atë që nëse jo të mira, të tjerëve nuk do u sjellë asnjë të keqe, bëj pra vepra nga të cilat, nëse nuk do kesh pse të mburresh,..

Read More »

Vullneti – gjeni frymëzimin dhe planifikoni me detaje

Njeriu është i lirë në çastin kur dëshiron të jetë i tillë. Volter Abdirahim Idrizi Poliklinika “Galaxy” abdirahimidrizi@gmail.com Ka njerëz qe arrijnë sukses në krijimtari, biznes, në politikë, në mësime apo në punë, por janë të pafat me gratë apo me femrat me të cilat jetojnë, krijojnë familje, por nuk janë …

Read More »

Dirigjenti, ministrit Majko: Anuloni samitin e diasporës

Dirigjenti i njohur Bujar Llapaj përmes një letre të hapur i ka kërkuar ministrit të Shtetit për Diasporën të anulojë Samitin e II që do të mbahet në Tiranë. Ai ka dhënë gjashtë arsye pse nuk e pranon ftesën që i është bërë për të ardhur nga Kanadaja, duke e nisur me një falënderim që Majko votoi kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Mes të tjerash, Llapaj thotë se harxhimi i 66 milionë lekëve (të rinj) për këtë aktivitet 3-ditor i duket i tepër dhe jonormal dhe se duhej të dihej se “çfarë është realizuar nga objektivat e përcaktuara nga Samiti I, në qoftë se ka pasur të tilla dhe jo vetëm fotografi me ‘udhëheqësit’ apo çmallje dhe lot mallëngjimi për Mëmëdheun”. Më poshtë letra e plotë e dirigjentit. LETRA Bujar Llapaj Ministrit të Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko I nderuar zoti ministër, Para disa ditësh nga zyra juaj mora një email-ftesë për Samitin II të Diasporës. Fillimisht desha t’ju falënderoj për ftesën dhe duke pasur një konsideratë të veçantë për ju personalisht si një..

Read More »

Shqipja në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Prof. dr. Rami Memushaj – 21 shkurti është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, që kremtohet në të gjitha vendet e botës. Qëllimi i caktimit nga UNESKOJA të kësaj dite si dita e gjuhës amtare ka qenë vlerësimi i gjuhës si mjeti më i rëndësishëm për ruajtjen dhe trashëgimin e kulturës së çdo populli dhe i nevojës për të nxitur lëvrimin e gjuhëve amtare të popujve dhe të etnive dhe të popujve të botës, të cilat janë pjesë e thesarit kulturor të njerëzimit. Duke u ndalur këtë ditë te gjuha shqipe, si gjuha amtare e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, vërejmë me kënaqësi se statusi i saj këta 100 vjetët e fundit ka ardhur duke u rritur. Nga gjuhë e ndaluar nën pushtimin otoman, me shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, ajo u bë gjuhë zyrtare e shtetit shqiptar, ndonëse mbeti gjuhë e ndaluar për pjesën tjetër të kombit që u bënë me dhunë pjesë e shtetit grek dhe e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Kjo gjendje u përmirësua pas Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë ..

Read More »

Truk për pastrimin e xhamit dhe rrjetës së furrës

Truk për pastrimin e xhamit dhe rrjetës së furrës

Një ndër pjesët të cilave u kushtojmë më së paku kujdes, më lehtë i harrojmë dhe më rrallë i pastrojmë, janë xhami dhe rrjeta e furrës Po ju paraqesim mënyrën si t’i lani bashkë dhe pa kurrfarë mundimi. E gjitha që ju nevojitet është një tabletë për larje të enëve …

Read More »

Zbulohet: Ja si mund të humbasni peshë duke e shikuar televizorin

Është zbuluar se si mund të humbisni peshë pa pasur nevojë të vraponi apo të kujdeseni për ushqimin. Në rast të mungesës së disponimit, si dhe dëshpërimit për të humbur peshë, juve do iu mjaftonte të ndeznit televizorin. Të paktën, kështu po pohon një hulumtim, i realizuar nga Universiteti i Ëestminster. Sipas tyre, shikimi i filmave horror ndihmon në djegien e kalorive dhe, rrjedhimisht, edhe humbjen e peshës, transmeton lajmi net. Shkencëtarët, të udhëhequr nga Richard McKenzie, sponzorizuan një testim në disa persona vullnetarë, të cilët i ekspozoheshin një filmi një orë e gjysmë. Ata që shikuan film nga ky zhanër, ishin në gjendje të digjnin 113 kalori, e cila përkthehet në shetitje prej 30 minutave ose vrapim prej 15 minutash. Këta tre filma shkaktojnë djegien më të madhe të kalorive në mesin e të anketuarve: “Shining” – 184 kalori “Jaës” – 161 kalori “Exorcist” – 158 kalori.

Read More »

Një kërcim për paqen Arta Dobroshi

Luan Rama – Ti na bëre të kërcenim të gjithë! – i them aktores Arta Dobroshi. Ajo qesh. – Atëherë do doja ta fotografoja për mua kërcimin tuaj, – vazhdoj unë. – Me gjithë qejf, – përgjigjet ajo dhe u tërhoq në sfondin e bukur të asaj salle në “Hôtel Raphael”, ku ishim mbledhur për të festuar festën e Kosovës. Ambasadori i Kosovës, Qëndrim Gashi na foli për surprizën e tij në këtë ceremoni, për praninë aty të aktores së famshme Arta Dobroshi, këtë Ambasadore të Paqes, e cila përreth asaj salle kishte vendosur fotografi të rinjsh anonimë që bënin një kërcim për Paqen. Thjeshtë një kërcim. Një kërcim i bukur. Do donim të kërcenim kështu për Paqen gjithë jetën. – Atëherë ti do numërosh deri në tre dhe unë do hidhem! – më thotë ajo ëmbëlsisht. Dhe kështu tërhiqet pranë flamurit të Kosovës. – Një, dy, tre! – dhe unë fotografoj atë kërcim ajror. Është i bukur ky kërcim, kjo zgjatje e trupit në kërkim të diçkaje sublime, ajrore, nuk është divine, por shumë tokësore, pasi Paqja është thirrje..

Read More »

Përkujtohet Luigj Gurakuqi

Muzeu Historik Kombëtar ka përkujtuar dje datëlindjen e Luigj Gurakuqit gjatë takimit “Një pasdite në muze”. Tema ishte “Luigj Gurakuqi-Bashkudhëtar i shtetit shqiptar”. Këto takime periodike bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. Gjithashtu, veprimtaria “Një pasdite në muze” ka për qëllim ngjizjen e një debati profesional në disiplina të ndryshme. Për të referuar për këtë temë qenë ë të pranishëm Prof. As. Dr. Tomi Treska dhe Z. Ledio Xhoxhi, Përgjegjës i Menaxhimit të Koleksioneve në Muzeun Historik Kombëtar. Luigj Gurakuqi luftoi jo vetëm për një Shqipëri të lirë e të pavarur, por edhe për një shtet modern, i cili nëpërmjet reformash demokratike do të zhdukte prapambetjen, do të ndryshonte me shpejtësi pamjen e tij, do të fitonte kohën e humbur gjatë shekujve të robërisë. Muzeu Historik Kombëtar i organizon këto takim shkencor-social me një natyrë periodike, për të përkujtuar fi..

Read More »