Home / KOSOVA

KOSOVA

KOSOVA News

Shqiptarët në Tuz festojnë me flamurin Kuq dhe Zi, në prag të fitores historike

Ka nisur tashmë festa rrugëve të Tuzit Të bashkuar për herë të parë, shqiptarët në Tuz të Malit të Zi u unifikuan në zgjedhjet që u mbajtën sot. Gjetja e një gjuhe të përbashkët, u prit me gëzim nga të gjithë malësorët, të cilët erdhën nga e gjithë bota për ta votuar numrin 5. Madje me flamuj Kuq e Zi ka nisur tashmë festa rrugëve të Tuzit, të cilët kanë dalur masivisht në zgjedhje. Deri në përfundim të numërimit të votave ku malësorët po e presin fitoren historike, ngazëllimi dhe festa e tyre tashmë ka nisur.

Read More »

Dikush ia shkruan “UÇK” familjes Dakiq në shtëpi

Derisa po dilte në oborr, Luka është përballur me personin e maskuar. Grafit me mbishkrimin UÇK, dyshohet se ka shkruar një person i maskuar në derën e shtëpisë së Milenko Dakiqit nga fshati Gorazhdec i Pejës. Në orët e vona të së shtunës, Luka, djali i Milenko Dakiqit, ka vërejtur një person të maskuar, i cili në këtë derë ka shkruar me shkronja të mëdha, UÇK, i cili më pastaj është larguar në drejtim të panjohur, raporton KTV. Derisa po dilte në oborr, Luka është përballur me personin e maskuar. Dakiqi thotë se u frikësua me atë çfarë i ka ndodhur, derisa nuk ka arritur të identifikojë se kush mund të ketë qenë. Pasi personi i maskuar ka arritur të largohet, ai ka njoftuar policinë, por që as ajo nuk ka arritur të identifikojë kryesin e kësaj vepre. Dankiqi thotë se ndihet i kërcënuar dhe se ka frikë për motrën e tij të vogël. Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se është njoftuar që prokurori po merret me të, e familja Dankiq thotë se nuk ka asgjë të keqe me askënd. P..

Read More »

Shefi i delegacionit të BE-së ka një porosi për Kosovën dhe Serbinë

Sem Fabriz thotë se Kosova dhe Serbia duhet arritur një marrëveshje të përhershme Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi ka thënë se qëndrimi i BE-së rreth dialogut të Kosovës e Serbisë nuk ka ndryshuar dhe se duhet të arrihet një marrëveshje e përhershme. Fabrizi ka thënë se BE konsideron se duhet të arrihet marrëveshje e qëndrueshme, ligjërisht e obligueshme në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet e BE-së, dhe ka shtuar se nuk dëshiron të komentojë idetë të cilat përmenden si zgjidhje të mundshme, si përkufizimi, transmeton metro. “Beogradi e Prishtina duhet të arrijnë marrëveshje për diçka që është e qëndrueshme dhe reale. Pra, kjo ide (për përkufizimin) apo cilën do qoftë tjetër, ne nuk e komentojmë nga aspekti i përmbajtjes së marrëveshjes ë cila do të arrihet”, ka thënë ai sipas medieve serbe. Fabrizi ka përsëritur po ashtu se taksa e vënë nga Kosova në mallin serb duhet të hiqet.

Read More »

Komuna e Kllokotit merr një vendim të papritur

Komuna e Kllokotit vendos simbolet shtetërore të Kosovës. Komuna e Kllokotit nga e premtja i ka vendosur për herë të parë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, në hyrje të objektit të saj. Burime të Kohës Ditore nga komuniteti shqiptar bëjnë të ditur se kjo gjë është bërë e mundur falë përfaqësuesve të partive shqiptare si dhe të delegatëve shqiptarë në Kuvendin Komunal. “Vendosja e simboleve shtetërore është përkrahur edhe nga kryetari aktual, Bozidar Dejanoviq”, kanë thënë këto burime. Komuna e Kllokotit deri më tani, në vazhdimësi ka refuzuar që t’i vendosë simbolet shtetërore të Kosovës në objektin e saj.

Read More »

Objektet qeveritare ia ‘hanë’ buxhetit të Kosovës miliona euro

Miliona euro do të shpenzohen për objekte qeveritare Projekti “Blinaja” do kushtojë rreth katër milionë euro, e rezidenca e presidencës kap shifrën dy milionë euro. Presidenca e Kosovës, për vite të tëra është e vendosur në objektin e Kuvendit. Por, kjo zyre e rëndësishme për vendin nuk do të qëndrojë edhe për shumë gjatë në këtë vend. Brenda tre vitesh është paraparë që Presidenca të kalojë në një objekt të ndërtuar enkas për të. I tërë projekti do të kushtojë 2 milion euro, ndërsa kjo godinë do të ndërtohet në Hajvali atje ku është paraparë që të ndërtohet edhe kompleksi i objekteve qeveritare, raporton T7 Ndërkohë, për këtë vit për të ndërtuar këtë ndërtesë janë ndarë 500 mijë euro. Ndërsa e njëjta shumë do të ndahen edhe në tri vite të tjera buxhetor. E në këtë zonë do të ndërtohet edhe kompleksi i ri qeveritar. Por, për të janë ndarë tani për tani janë ndarë vetëm 710 mijë euro. E pa investime nuk do të mbesin as objektet ekzistuese të qeverisë. Kështu në Kompleksin Ril..

Read More »

Publikohen foto nga lufta e Kosovës të shkrepura nga fotografi i Reuters, i cili humbi jetën

Behrakis ka fituar edhe çmim ndërkombëtar. Një nga fotografët më të njohur ndërkombëtar, Yannis Behrakis, i cili ka pasqyruar shumë luftëra duke përfshirë edhe luftën në Kosovë në vitet 1998-1999, ka humbur jetën sot në moshën 58-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Me foto të bërë gjatë luftës në Kosovë, Behrakis ka fituar edhe çmim ndërkombëtar. Një nga fotot e tij që kishte marr vëmendjen e të gjithë botës ishte nga luftërat në ish-Jugosllavi, të bërë në vitin 1998, ku kjo foto tregonte bartjen e një 2-vjeçari të vrarë shqiptar duke u bartur në arkivol. Më poshtë i gjeni disa foto të luftës së Kosovës të shkrepura nga aparati i Yannis Behrakis.

Read More »

Mësimdhënësit e viteve 90’ta, marrin lajmin e madh

Mësimdhënësit e viteve 1990-91,kanë marrë një lajm të mirë. Të enjten që lamë pas deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në vitet e 1990/91 e deri në vitin 1998/99 Ishin të shumta premtimet e bëra nga autoritetet kompetente të arsimit në Kosovë për vite me radhë që ky Projektligj të votohet dhe të shndërrohet në Ligj të miratuar në Kuvendin e Kosovës Por pavarësisht këtyre premtimeve për disa vite radhazi, miratimi arriti të bëhet në këtë legjislaturë, edhe pse shpesh herë kishte ndikuar në ndërprerjen e mësimit në shkolla nga paralajmërimet e Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë për plotësimin e kërkesave të tyre. Por me fillim nga muaji i ardhshëm shtesa më e lartë nga e cila do të përfitojnë mësimdhënësit e viteve 1990/91 është 95 euro. Kjo gjë është bërë e ditur për Indeksonline nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi. Bytyqi ka ritheksuar se shtesa më e lartë është 95 euro kurse më e ulëta 19 euro. “Të drejtën pë..

Read More »

Haziri thotë se taksa do të pezullohet dhe se Qeveria do të bie

Çështja e taksës kundër Serbisë, vazhdon që edhe më tutje të sjell debate të ashpra. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Qeveria e Kosovës do të bie së bashku me taksën e vendosur ndaj produkteve serbe. Haziri ka thënë se ka një marrëdhënie të tensionuar në mes qeverisë, BE-së dhe SHBA-ve. Ai ka theksuar se si parti opozitare nuk janë pyetur kur është vendosur taksa duke shtuar se kanë dal shumë sponsorë të kësaj tarife. “Në fakt, kemi një marrëdhënie të tensionuar ndërmjet Qeverisë së Kosovës edhe me BE-në, edhe me NATO-n, dhe tash po shkon në drejtim të tensionimit të raporteve edhe me Qeverinë e SHBA-së. Për shkak të tarifës e cila po lexohet si kushtëzim në dialogun Kosovë-Serbi. Që në fakt është bërë si kundërmasë e ofensivës diplomatike serbe kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Neve si parti opozitare nuk na kanë pyetur kur e kanë vendosur taksën. Kanë dalë shumë sponsorë të kësaj tarife. Tashmë, po e them me cinizëm, se ka mbetur një gazetar de f..

Read More »