Home / KOSOVA

KOSOVA

KOSOVA News

Tre persona humbën jetën në Zhur, arrestohet shoferi i kamionetës

Sot në një aksident tragjik në rrugën Prizren-Zhur humbën jetën tre persona. Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Prizren-Zhur. Tre personata janë të familjes Sopa nga Zhuri, Babai (1969) dhe dy djemtë (1994) dhe (1996). Shoferi i kamionetës nuk ka marrë lëndime dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje. “Nuk do dëshiroja asnjëherë që në rrugët e republikës së Kosovës të shihja kësi skena tragjike. Fatkeqësisht kemi tre vikimta nga ky aksident, hetuesit janë duke ndërmarr të gjitha veprimet me qëllim të zbardhjes së shkaqeve që erdhën deri te ky aksident”, ka thënë Gashi në një prononcim

Read More »

Aksident i rëndë në Shkabaj të Prishtinës, mbesin të lënduar tre persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Shkabaj të Prishtinës, ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Këtë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se një vetura ka goditur barrierat e rrugës dhe pas goditjes është kthyer në kahun e kundër të lëvizjes. “Aksidenti ka ndodhur në Shkabaj të Prishtinës. Të lënduar kanë mbetur tre persona. Vetura nuk ka qenë duke lëvizur në kahun e kundërt të korsisë, por pas goditjes së barrierës ajo është kthyer në atë formë”, ka bërë të ditur ai.

Read More »

Moti i lig, rajoni i Pejës mbeti pa rrymë

Shumë rajone të Kosovës kanë mbetur pa rrymë si pasojë e motit të lig dhe erërave të forta. Probleme më së shumti ka pasur në rajonin e Dukagjinit, Përmes një njoftimi nga KEDS është bërë e ditur se disa pjesë të qytetit të Pejës kanë mbetur pa energji. Megjithatë, sipas KEDS problemet më të shumta janë rregulluar.. “Një numër i madh i prishjeve janë sanuar dhe me angazhimin e madh të punëtorëve presim që edhe prishjet tjera të sanohen sa më shpejtë”. “Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët dhe falënderojmë punëtorët tonë për përkushtimin në rregullimin e prishjeve në këto kushte të vështira atmosferike”, shkruan KEDS më tej në rrjetin social Facebook.

Read More »

Erdogan: Nëse popujt e Evropës jetojnë në Paqe, kjo është sakrificë e popullit turk

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan mbajti një fjalim në takimin e partisë që ai drejton, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), në qytetin Kahramanmaraş. Ai tha se nëse popujt e Evropës jetojnë paqe, kjo është falë sakrificës së Turqisë dhe popullit turk “Sot, nëse popujt e Evropës jetojnë në paqe dhe siguri në tokat e tyre, kjo është falë sakrificës së Turqisë dhe popullit turk. Por ne këtë sakrificë nuk do ta bëjmë përgjithmonë. Edhe vëllezërit tanë sirianë në vendin tonë janë përmalluar për shtëpitë, atdheun e tyre. Dëshirojnë të kthehen sa më shpejt në atdhe”, theksoi ai. Më tej, presidenti turk ka theksuar se i vetmi vend ku sot sirianët kthehen janë vendet ku Turqia ka vendosur siguri. “Këto janë Afrini, Jarablusi dhe Idlibi. Deri më tani 311.000 vëllezër sirianë janë kthyer në këto rajone”, shtoi Erdoğan. “Kur do ta bëjmë të sigurtë pjesën lindore të Eufratit miliona sirianë do të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha ai duke kërkuar që të mbështetet kjo përpjekje e Turqi..

Read More »

Hoxhaj: Pozicioni i vetëm zyrtar i Kosovës për dialogun është platforma

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se platforma e prezantuar para një jave është pozicioni i vetëm zyrtar i Kosovës në dialogun me Serbinë. Në një intervistë dhënë gazetës MAPO në Shqipëri, Hoxhaj tha se është e rëndësishme që Kosova ta ketë një pozicion të vetëm në dialogun me Serbinë dhe që marrëveshja finale me Serbinë është e pranueshme për Kosovën vetëm me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim në OKB. “Qëndrimi ynë si Qeveri e Kosovës por edhe si delegacion shtetëror i Kosovës i mandatuar nga Kuvendi për të negociuar me Serbinë, bashkë me presidentin Thaçi, është që duhet ta kemi një pozicion të përbashkët. Kosova nuk mund të ketë disa pozicione për sa i takon dialogut me Serbinë. Platformën që e kemi hartuar para një jave, e cila do të duhej të miratohet në kuvendin e Kosovës javën e ardhshme, që do të duhet të siguronte mbështetje të domosdoshme nga deputetët e Kosovës, parasheh që ne duhet të arrijmë njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, anëtarësim të..

Read More »

Mitrovicë, mbyllen dy barnatore dhe një kazino

Si pasojë e mosrespektimit të orarit të punës nga dy barnatore dhe si mungesë e licensës nga një kazino, në Mitrovicë Drejtoria e Inspektoriatit ka urdhëruar mbylljen e tyre. Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se këto lokale janë udhëzuar që të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës ndërkaq që ato nuk e kanë bërë një gjë të tillë. “Drejtoria e Inspeksionit bën të ditur që këto subjekte afariste janë udhëzuar të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës, por të njëjtit nuk e kanë respektuar një gjë të tillë.Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej dhjetë subjekte afariste, pas inspektimit u konstatua se dy barnatore nuk janë pajisur me leje për zgjatje të orarit të punës në bazë të Rregullores Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës dhe një kasino për mungesë të licencës”. “Me këtë rast, Drejtoria e Inspeksionit kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe kanë ndaluar përkohësisht zhvillimin e veprimtarive të këtyre su..

Read More »

Haradinaj: 40 serbë aplikuan për t’u bërë ushtarë të Kosovës, shantazhit nga Beogradi po i vjen fundi

Kryeministi i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se shantazheve nga Beogradi po i vjen fundi, e dëshmi për këtë ai po i konsideron 40 serbët që aplikuan për ‘tu bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare kanë aplikuar për të qenë ushtarë të Kosovës dhe ka shtuar se kjo është shenjë për integrimin e tyre në Kosovë. “Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”, ka shkruar Haradinaj.

Read More »

Putin mbështet çdo marrëveshje Kosovë-Serbi që është në interes të popullit serb

Pozicioni i Rusisë në çështjen Kosovë-Serbi, është i pandryshueshëm. Këtë e ka thënë zëdhënsja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zaharova. E pyetur nëse e mbështesin idenë e korrigjimi të kufijve, ajo ka thënë që Rusia mbështet çdo marrëveshje që është në interes të qytetarëve serb, dhe që është e bazuar në ligjin ndërkombëtar në përputhje të plotë me ligjet e Serbisë, shkruan ‘blic’, trasnmeton Gazeta Express. “Qëndrimi është i pandryshuar. Jo vetëm konsistent por edhe logjik, dhe kjo logjikë është shumë e thjeshtë. Zgjidhja e kësaj çështje duhet t’i përshtatet interesit të popullit serb. Marrëveshja d uhet të jetë e bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe në një linjë me ligjet e brendshme të Serbisë”, ka thënë Zaharova. Ajo ka thënë se qëndrimi i Rusisë është i bazuar në disa komponentë, dhe është i bazuar në një çasje të qartë për zgjidhjen e këtij problemi

Read More »

Simiq: Nuk po arrihet marrëveshje Kosovë-Serbi, të gjitha janë spekulime

Nënkryetari i Listës Serbe ka thënë se nuk ka ndonjë zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha të tjerat ai I ka cilësuar spekulime të mediave. Ai ka thënë se nuk do të ketë as bashkim të qytetit të Mitrovicës siç po pretendohet. “Të gjitha spekulimet që dëgjojmë madje edhe për atë që Mitrovica mund të bëhet një qytet, vijnë nga ata që nuk e kuptojnë seriozisht procesin e dialogut. Në këtë moment, nuk kemi fare dialog dhe është e pabesueshme që të diskutohet për zgjidhjen përfundimtare. Këto spekulime madje dëmtojnë edhe qytetarët”, ka thënë Simiq, shkruan ‘blic’, transmeton Gazeta Express. Simiq thotë se Kosova nuk po dëshiron që të vazhdojë dialogu, sepse dëshiron të fitojë kohë dhe ta bllokojnë procesin e dialogut. “Në këtë mënyrë ata po e rrisin dëmin ndaj qytetarëve serb përmes taksës. Megjithatë presionet e ndërkombëtarëve janë të forta, por e shohim se çfarë do të ndodh në ditët në vazhdim”, ka shtuar ai. Anëtari i Listës Serbe ka akuzuar institucionet e Kosovës ed..

Read More »

Ky shqiptar pritet të zgjidhet kryetar në Kuvendin e Turqisë

Mustafa Shentop është deputeti I Patrisë AK për Stambollin dhe që së shpejti po pritet të bëhet kryetar I Kuvendit të Turqisë. Shentop është i lindur më 6 gusht 1968 në qytetin perëndimor të Turqisë, Tekirdag, është nga një familje me prejardhje shqiptare, mëson Almakos. Ai, pritet të dielën të garojë për kryeparlamentar, ndërsa në 2 raundet e pare nevojiten 401 vota nga gjithsej 600. Në rast se zgjedhja shkon në raundin e tretë, nevojitet shumicë e thjeshtë, ose 301 vota. Siç përcjell Almakos kundër kandidatë janë, Engin Altay nga Partia opozitare Republikan Popullore (CHP), ndërsa Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) ka njoftuar se do të mbështesë kandidatin e Partisë AK. Serpil Kemalbay Pekgozegu nga Demokratike e Popujve (HDP), si dhe Imam Huseyin Filiz nga partia IYI.

Read More »