Home / KOSOVA (page 302)

KOSOVA

KOSOVA News

Ja çfarë po ndodh në Merdare

Mërgimtarët që kaluan festat e fundvitit në Kosovë po kthehen në vendet perendimore. Përfundimi i festave të fundvitit ka shkaktuar përsëri kolona e pritje të gjata nëpër pikat kufitare. Kësisoj, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, në Merdare janë krijuar kolona deri në 900 metra, shkruan lajmi.net. Për të dalë nga territori i vendit, qytetarëve aty po u duhet të presin deri në dy orë e gjysmë. Pritje ka edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, mirëpo aty qytetarëve nuk po u duhet të presin më shumë se gjysmë ore. Ndërkohë, në pikat kufitare tjera, gjendja është më stabile dhe pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 minuta.

Read More »

LAJMI I FUNDIT: Në Merdare ndalohet një zëvendësministër

Një zëvendësministër është ndaluar sot në pikën kufitare në Merdare. Nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës, njëherit zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankovic, është ndaluar sot në pikën kufitare në Merdarë nga zyrtarët policorë serb. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar që të autoritetet serbe të ndalojnë praktika të tilla, shkruan Express. Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Stankovic po mbahet nga zyrtarët policorë serb për siç ka thënë “pa asnjë arsye” dhe në bazë të informacioneve që kanë “ai po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe.” “Sot në pikën kufitare në Merdare, është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankovic. Ai po mbahet nga zyrtarët policorë serb pa asnjë arsye dhe në bazë të informacioneve që kemi ai po merret në pyetje nga zyrtarë të BI..

Read More »

Varroset ish-luftëtari i UÇK-së, Avni Hyseni

Sot i është dhënë lamtumira e fundit, ish-luftëtarit të UÇK-së, Avni Hysenit. Sot në varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan, me nderime të larta nga FSK-ja, në përcjelljen e familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve është varrosur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni, i cili vdiq të hënën. Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi për shkak të gjakderdhjes masive në tru. Madje, atij i ishte refuzuar edhe viza nga Ambasada Gjermane për të shkuar në Perëndim për shërim. Avni Hyseni kishte qenë pjesë e UÇK-së, më vonë e TMK-së dhe më pas ishte pjesë e luftës së lavdisë si ushtar i UÇPMB-së

Read More »

Dorëzohet Vuçiq: Duhet të gjejmë kompromis për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,ka zbuluar se mund të arrihe një kompromis me Kosovën, sepse kjo sipas tij do të ishte mirë për të dyja shtetet. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se për të mirën e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë duhet të arrihet një kompromis, pasi siç tha ai, nuk dëshiron që të sjellë një tragjedi më të madhe në Serbi dhe një humbje më të madhe e më të keqe së kurrë, transmeton lajmi.net. “Unë e shoh se njerëzit nuk e kuptojnë dhe nëse nuk e kuptojnë unë nuk kam asnjë problem me këtë. Por, unë nuk dua që të udhëheq një politikë e cila në të ardhmen so t’i sillte Serbisë tragjedi më të këqia”, ka thënë Vuçiq në një intervistë me “Espresso”. Vuçiq në këtë intervistë ka folur edhe për demarkacionin në mes të Kosovës dhe Serbisë. I pyetur nëse ai mund të shpjegojë më saktë demarkacionin e Kosovës, Vuçiq është përgjigjur se kurrë nuk e ka thënë një gjë të tillë, por që sipas tij, ai ka folur për vendosjen e një kufiri në mes serbëve dhe shqiptarë..

Read More »

Veseli ripërsëritë që taksa kundër Serbisë nuk do të hiqet

Kryetari i Kuvendit, Kadri Vesesli ka ripërsëritur se taksa 100% kundër Serbisë nuk do të hiqet. Më 22 nëntor Qeveria e Kosovës me shumicë votash ka votuar që taksa për produktet e Serbisë të ngrihet nga 10 në 100 për qind. Serbia po kërcënon se pa u larguar kjo taksë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me ndermjetësim të BE-së nuk do të vazhdojë. Nga ana tjetër Kosova nuk e ka ndërmend të lëvizë fjalën e saj karshi kësaj takse përkundër thirrjeve nga gjithë akterët ndërkombëtar. Edhe kryetari i Kuvendit njëherit edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë ekskluzive për lajmi.net ka bërë me dije se Kosova nuk do të dëgjoj ankesat e Serbisë, por do të vazhdojë rruhen e drejtë të saj drejt NATO-s dhe BE-së. “Nuk e kemi gajle çfarë thotë Serbia. Serbia thotë mos me qenë hiç Kosova. S’jemi duke e dëgjuar ne Serbinë dhe do të marrim vendime për shtetin tonë”, është shprehur ai duke thënë se i ftojmë partitë e opozitës që k..

Read More »

Dauti ia jep lamtumirën e fundit ish- mikut të tij të luftës

Sot, i jepet lamtumira e fundit ish-luftëtarit të UÇK-së, Avni Hysenit që ndërroi jetë ditë më parë. Daut Haradinaj i ka bërë nderimet e fundit ish luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni. Deputeti i AAK-së ka qenë në Pejë ku në ceremoninë nderuese për Avni Hysenin lartësoi figurën e tij prej çlirimtari. “Lamtumirë Avni” janë fjalët e fundit që Haradinaj i ka për ish mikun e tij të luftës e paqes.

Read More »

Ky është shteti që kërkon 48,000 shoferë, pagë arrin deri në 64,000 euro

Kanadaja është shteti që ka nevojë për puntorë të rinj. Shoqata e shoferëve të kamionëve në Kanada raportoi se sektori i transportit i mungon 48,000 shoferë në të gjithë vendin dhe vendet duhet të plotësohen deri në vitin 2024. Pagesa e shoferit rritet dita ditës. Shoferët e kamionëve që fillojnë ta bëjnë këtë punë çdo vit fitojnë rreth 80,000 dollarë kanadezë (rreth 51,457 euro). Në disa pjesë të vendit, kjo shumë arrin në 100,000 dollarë kanadezë (rreth 64,361 euro) në vit. Autoritetet e New Brunswick kanë nisur një program për të lejuar emigrantët të punojnë si shofer kamioni. Kështu, në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2017, 390 shoferë kamionësh dolën për të punuar nga vendet e huaja. Projekti pilot përfshin shoferët nga Britania e Madhe, Bullgaria, Polonia, Ukraina dhe Republika e Afrikës së Jugut, Maqedonia, Shqiperia. Por kjo e bëri edhe më të vështirë, sepse shoferët, pasi kishin marrë një leje qëndrimi, shkonin për të punuar në Ontario ose në perëndim.

Read More »

Dalin pamje nga aksidenti në Podujevë

Numri i aksidenteve kohëve të fundit është rritur shumë në vendin tonë Dje rreth orës 14:30, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete, ku lëndime të lehta ka pësuar një person. Lëndimin e tij e ka konfirmuar edhe Emergjenca e Podujevës. NJanë siguruar pamjet e momentit të këtij aksidenti, ku shihet njëra veturë papritmas humb drejtimin me ç’rast edhe shkaktohet aksidenti. Ndryshe, këto ditë të fundit është rritur dukshëm numri i aksidenteve në Podujevë, derisa të hënën ka humbur jetën një 32-vjeçare në fshatin Penuhë. Pamje të aksidentit të djeshëm në Podujevë… Публикувахте от IndeksOnline в Сряда, 2 януари 2019 г.

Read More »

Aksident i rëndë në Vushtrri, shtatë të lënduar

Ky fillim vit nuk ka qenë shumë i qetë në trafik, pasi që ka pasur shumë aksidente. Në Vushtrri nga Policia e Kosovës raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tre veturave civile. “Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë’, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. Ndrzshe, si shkaktarët kryesor të aksidenteve në vend po konsiderohet të jetë tejkalimi i shpejtësisë, anashkalimi dhe përdorimi i telefonit.

Read More »

Sot Avni Hysenit i jepet lamtumira e fundit

Sot do të i jepet lamtumira e fundit ish-lufëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni që ndërroi jetë natën e Vitit të Ri. Në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” në Pejë kanë nisur homazhet për Avni Hysenin. Shumë familjarë, ish-bashkëluftëtarë dhe qytetarë janë duke bërë homazhe pranë arkivolit të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në ndërkohë, me fillim nga ora 12:30 deri në orën 13:00, po në këtë palestër pritet të mbahet edhe ceremonia mortore. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan, njofton Klan Kosova. Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni, qëndroi për disa ditë i shtrirë në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore mirëpo nuk arriti t’i bëjë ballë më dhe të hënën mbrëma ai vdiq. Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi për shkak të gjakderdhjes masive në tru. Madje, atij i ishte refuzuar edhe viza nga Ambasada Gjermane për të shkuar në Perëndim për shërim. Avni Hyseni kishte qenë pjesë e UÇK-së, më v..

Read More »