Kosovare Asllani në Harvard Business School, diskuton të ardhmen e sportit të grave
Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, ka vizituar Harvard Business School në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në ligjërata dhe diskutime që lidhen me zhvillimin dhe të ardhmen e sportit të grave...
Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, ka vizituar Harvard Business School në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në ligjërata dhe diskutime që lidhen me zhvillimin dhe të ardhmen e sportit të grave, transmeton albinfo.ch.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Asllani ka ndarë përshtypjet nga dita e saj e parë në këtë institucion prestigjioz akademik, duke e cilësuar përvojën si frymëzuese dhe të veçantë.
Ajo ka treguar se pati mundësinë të ndiqte nga afër disa ligjërata, të përjetonte atmosferën e të nxënit në Harvard dhe të merrte pjesë në diskutime domethënëse mbi rritjen dhe perspektivën e sportit të grave.
Futbollistja ka falënderuar veçanërisht profesoreshën Anita për ftesën dhe mikpritjen, duke veçuar kulturën e debatit, parashtrimit të pyetjeve dhe sfidimit të këndvështrimeve të ndryshme.
Sipas saj, ishte veçanërisht mbresëlënëse një mjedis ku inkurajohet shprehja e mendimit dhe argumentimi i bindjeve personale, duke mbetur njëkohësisht i hapur ndaj ideve të reja.
Asllani ka shprehur entuziazmin për ditët në vijim në Harvard, duke lënë të kuptohet se përvoja e saj në këtë institucion do të vazhdojë edhe më tej./Albinfo.ch
The post Kosovare Asllani në Harvard Business School, diskuton të ardhmen e sportit të grave appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.