JETA

Krimet Ekonomike “zbarkojnë” edhe në Dragash, bastisje për bixhozin e paligjshëm

Kosova.Today ·

Megaaksioni policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit, i cili po zhvillohet në Prizren dhe Suharekë, është shtrirë edhe në Dragash, ku po kryhen bastisje në lokacione të dyshuara për zhvillimin e veprimtarisë ilegale të...

Megaaksioni policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit, i cili po zhvillohet në Prizren dhe Suharekë, është shtrirë edhe në Dragash, ku po kryhen bastisje në lokacione të dyshuara për zhvillimin e veprimtarisë ilegale të bixhozit.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se operacioni i Krimeve Ekonomike është duke u zhvilluar në disa lokacione në këto tri komuna, pas një periudhe të gjatë të punës hetimore, vëzhgimeve dhe sigurimit të informacioneve operative.

Siç raportoi Sinjali më herët, aksioni është ndërmarrë në bazë të urdhëresave të gjykatës kompetente, ndërsa hetimeve u kanë paraprirë edhe masa të fshehta hetimore, me qëllim të identifikimit të personave dhe lokacioneve ku dyshohet se organizoheshin lojëra të paligjshme të fatit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se aksioni është në zhvillim e sipër.

“Jam ne teren e nderuar, aksioni eshte ne vazhdim e siper!”, ka deklaruar Kryeziu për Sinjalin.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se gjatë bastisjeve, hetuesit kanë në fokus pajisjet që dyshohet se janë përdorur për organizimin e lojërave të fatit, paratë e gatshme, telefonat celularë, pajisjet DVR dhe prova të tjera materiale e elektronike.

Përmes këtyre veprimeve, hetuesit synojnë të dokumentojnë mënyrën e funksionimit të veprimtarisë së dyshuar, të identifikojnë personat e përfshirë dhe të zbardhin lidhjet eventuale ndërmjet lokacioneve që janë objekt i hetimit.

Deri në këto momente, nuk ka informacione të konfirmuara për numrin e lokacioneve të bastisura, personat eventualisht të arrestuar apo sendet e sekuestruara.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kërcënimet me bomba në aviacionin evropian, Zvicra ftohet në takimin e BE-së

10.11.2026

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

07.11.2026

Dallime të mëdha mes kompanive të sigurimeve shëndetësore në Zvicër, pacientët nuk trajtohen njësoj

08.11.2026

Zvicra planifikon tarifa të reja për shitësit e huaj online

08.11.2026