SPORTI

Pas krizës te Manchester United, Carrick tregon se a e ka ndërmen të dorëhiqet

Kosova.Today ·

Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht rezultateve të dobëta dhe presionit në rritje ndaj tij. Pas barazimit dramatik 4-4 ndaj Aston Villas, Carrick u intervistua nga “Sky...

Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht rezultateve të dobëta dhe presionit në rritje ndaj tij.

Pas barazimit dramatik 4-4 ndaj Aston Villas, Carrick u intervistua nga “Sky Sports”, ku u pyet nëse do të jepte dorëheqjen dhe nëse një vendim i tillë do të ishte më i miri për klubin.

“ Kjo nuk do të ndodhë”, u përgjigj shkurt trajneri, duke lënë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga posti.

Ai shprehu gjithashtu besimin se skuadra ka potencialin për ta kthyer sezonin në drejtimin e duhur, duke theksuar se objektivi kryesor mbetet rikthimi te fitoret, shkruan Indeks Online.

Manchester United po kalon një periudhë të vështirë, duke u renditur në vendin e 18-të me vetëm tetë pikë pas 10 ndeshjeve.

Ndonëse klubi ende nuk ka vendosur për shkarkimin e Carrickut dhe shpreson që rezultatet të përmirësohen, në “Old Trafford” raportohet se kanë nisur të shqyrtojnë alternativa për stolin.

Sipas raportimeve, tre emrat që po konsiderohen për ta marrë drejtimin e skuadrës janë Julian Nagelsmann, Eddie Hoëe dhe Fabian Hurzeler.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

‘Fshesa’ e Mourinhos, tre futbollistë mund të largohen nga Real Madridi në janar

09.11.2026

Man Utd kontakton trajnerin e njohur, por ai po pret për Juventusin ose Real Madridin

07.11.2026

Zhegrova shkëlqen ndaj Napolit, mediat italiane ironizojnë Spallettin

03.11.2026

Surprizon Fenerbahçe, Muriqi mbetet në stol pavarësisht golit vendimtar ndaj Liverpoolit

08.11.2026