MAQEDONIA

“Fol me Kryeministrin”/ Rama prezanton platformën e re të komunikimi me qytetarët

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e funksionimit të platformës digjitale “Fol me Kryeministrin”, një hapësirë e re që synon të mundësojë komunikimin e drejtpërdrejtë mes tij, studentëve dhe qytetarëve të interesuar. Përmes një postimi...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e funksionimit të platformës digjitale “Fol me Kryeministrin”, një hapësirë e re që synon të mundësojë komunikimin e drejtpërdrejtë mes tij, studentëve dhe qytetarëve të interesuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se platforma është tashmë aktive dhe do të jetë e aksesueshme në çdo moment të ditës, duke u ofruar përdoruesve mundësinë për të ndarë mendime, shqetësime dhe sugjerime.

Sipas Ramës, kjo nismë synon të shfrytëzojë mundësitë që ofron teknologjia për të nxitur një komunikim më të hapur dhe shkëmbim idesh mes qytetarëve dhe qeverisë
https://www.facebook.com/share/v/1beKVfFwW8/https://www.facebook.com/share/v/1beKVfFwW8/

Prezantimi i platformës vjen pas protestave dhe tensioneve të fundit me studentët, në një periudhë kur dialogu mes tyre dhe institucioneve është rikthyer në vëmendje.

Kryeministri u ka bërë thirrje studentëve, por edhe qytetarëve të tjerë, që ta përdorin këtë kanal të ri për të shprehur pikëpamjet dhe për të ngritur çështjet që i shqetësojnë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Autostrada Shkup-Bllacë, si është planifikuar, kush po e realizon dhe deri kur?

09.11.2026

Zekirija Tahiri porosi Dimitrievskit të ZNAM-it: Qytetarët i ndëshkojnë politikanët që ndërtojnë karrierën mbi kërcënimet dhe urrejtjen

08.11.2026

LSDM: Vonesa në pagat e disa institucioneve shtetërore, komunat përballen me vështirësi në pagesa

08.11.2026

Marta Kos e përmendi Maqedoninë si shembull për ngecjen në zgjerimin e BE-së

09.11.2026