MAQEDONIA

Kryeprokurori Saveski zbulon se janë në zhvillim hetime ndaj funksionarëve aktualë

Kosova.Today ·

Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori Publik i Shtetit, Nenad Saveski, në emisionin “Click Plus” në TV21. Ai e theksoi këtë pas akuzave të ndërsjella...

Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori Publik i Shtetit, Nenad Saveski, në emisionin “Click Plus” në TV21.

Ai e theksoi këtë pas akuzave të ndërsjella të ditëve të fundit mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, si dhe paralajmërimeve të tyre për ngritjen e kallëzimeve penale lidhur me rastin e Alta Bankës. Megjithatë, Saveski shtoi se procedurë do të hapet vetëm nëse ekzistojnë prova për këtë.

“Çdo kallëzim penal që arrin në Prokurorinë Publike duhet të trajtohet nga Prokuroria Publike, përkatësisht prokurori publik të cilit i është caktuar ai kallëzim penal duhet të ndërmarrë veprime hetimore, gjegjësisht t’i verifikojë pretendimet në kallëzimin penal të dorëzuar. Megjithatë, jo gjithmonë në atë që na paraqitet shohim se ekziston bazë për nisjen e procedurës”, tha Saveski.

Saveski për TV21 zbulon se po zhvillohen procedura parahetimore dhe hetime ndaj zyrtarëve të lartë aktualë. Ai tha se për rastet që janë në fazën e procedurës parahetimore nuk mund të ndajë informacione me publikun dhe për këtë arsye nuk mund të zbulojë emra. Megjithatë, theksoi se nëse konstatohet vepër penale ku i dyshuari është një zyrtar i lartë, patjetër do të hapet procedurë.

“Për të gjitha hetimet që zhvillohen në këtë moment, që janë zhvilluar më parë apo që do të zhvillohen në të ardhmen, nëse kanë kaluar fazën e procedurës parahetimore, pra nga momenti kur mund të bëhen publike, publiku është tashmë i informuar dhe do të informohet edhe në të ardhmen”, u shpreh Saveski.

A ka aktualisht ndonjë procedurë parahetimore ndaj ndonjë funksionari?

“Sigurisht që ka.”

Sa i përket pyetjes nëse ekzistojnë persona të paprekshëm, për të cilët ligjet nuk vlejnë, Saveski u shpreh se nëse dikush ndihet i tillë, kjo është çështje e tij. Ai theksoi se ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë dhe se veprimet e prokurorëve nuk duhet të varen nga ndikimi, pozita apo mendimi personal i dikujt për fuqinë që ka.

The post Kryeprokurori Saveski zbulon se janë në zhvillim hetime ndaj funksionarëve aktualë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga Beogradi në Manastir: si u bë Alta Banka betejë shqiptare

12.11.2026

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai dhe keqtrajtim psikologjik nga nëna

12.11.2026

Kasami: Në zgjedhjet e rregullta e fitojmë bindshëm BDI-në

12.11.2026

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën

13.11.2026