Home / KURIOZ / Të lahesh në pishinën dy-mijë-vjeçare, në shoqërim të reshjeve të borës (Foto)

Të lahesh në pishinën dy-mijë-vjeçare, në shoqërim të reshjeve të borës (Foto)

Banorët në qytezën Sarıkaya të provincës Yozgat në Turqinë qendrore përjetojnë kënaqësi duke u larë në temperatura nën gjashtë gradë celsius në hamamin dy-mijë-vjeçar Basilica Therma Roma, të quajtur ndryshe edhe si “Vajza e Mbretit”.

Hamami historik, në të cilin besohet të jetë shëruar vajza e mbretit që jetonte në Kayseri gjatë periudhës romake dhe për këtë arsye është emëruar si “Vajza e Mbretit”, ka kontribuuar në zhvillimin e turizmit në këtë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbetjet e hamamit dhe pishina që mbushet me ujë termal është nxjerrë në dritë në vitin 2014 si rezultat i punimeve arkeologjike të Bashkisë Sarıkaya dhe Drejtorisë Provinciale të Kulturës dhe Turizmit, në koordinim me Prefekturën e Yozgatit.

Pishinat në hamamin antik ishin të mbuluara nga toka para se të nxirreshin në dritë dhe uji që derdhej bosh është pastruar, ndërkohë që struktura ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve edhe me arkitekturën e tij dhe ujin me veti shëruese.

Një grup banorësh lokalë, të cilët synojnë të promovojnë hamamin dhe pishinën antike, lahen në temperatura nën gjashtë gradë celsius nën reshjet e dëborës.

Kryetari i Bashkisë Sarıkaya, Ömer Açıkel, tha për AA se të rinjtë që lahen në pishinë, nga njëra anë përjetojnë bukurinë që krijon bora, dhe nga ana tjetër kënaqësinë e larjes në ujë të ngrohtë shërues.

Ai tha se autoritetet zhvillojnë atkivitete të vazhdueshme që hamami i periudhës romake të kontribuojë në zhvillimin e turizmit.

“Uji buron vetvetiu. Qarqet shkencore kanë pranuar se ka veti të shumta shëruese e madje ka edhe raporte universitare. Kjo është qendra më e vjetër në botë për trajtim termal dhe pranohet si llixha e parë në botë”, tha Açıkel.

Erdal Yücelsoy, njëri nga banorët që lahet në pishinën termale, e cilësoi si shumë zbavitës notin në ujë të ngrohtë në shoqërim të reshjeve të borës dhe motit të ftohtë.

Ndërkaq, Rahman Topal, tha se ky “është një shans shumë i madh” për ta.

“Ua rekomandoj të gjithëve”, tha ai.

Të lahesh në pishinën dy-mijë-vjeçare, në shoqërim të reshjeve të borës (Foto)

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Të lahesh në pishinën dy-mijë-vjeçare, në shoqërim të reshjeve të borës (Foto) Të lahesh në pishinën dy-mijë-vjeçare, në shoqërim të reshjeve të borës (Foto)Rating: 4.8