KOSOVA

Kurti emocionon me mesazhin për djemtë e Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut: Qeverinë do ta keni gjithmonë përkrah

Kosova.Today ·

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, ka veçuar dy pjesëtarë të kësaj gjenerate, Sokol Zymberin dhe Jetlum Bunjakun, djemtë e heronjve Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku....

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, ka veçuar dy pjesëtarë të kësaj gjenerate, Sokol Zymberin dhe Jetlum Bunjakun, djemtë e heronjve Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.

Kurti tha se ata, duke ndjekur gjurmët e baballarëve të tyre, do të vazhdojnë kontributin në ruajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit.

“Mes jush gjenden edhe dy djemtë e heronjve tanë, Sokol Zymberi dhe Jetlum Bunjaku. Në gjurmët e prindërve të tyre, ata do të vazhdojnë angazhimin në ruajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit, sepse vetëm kësisoj e fuqizojmë Republikën e Kosovës, si dhe sigurinë dhe paqen për të gjithë”, ka deklaruar Kurti.

Ai theksoi se Qeveria do të jetë vazhdimisht në përkrahje të Policisë së Kosovës, duke vlerësuar angazhimin dhe mbështetjen institucionale ndaj këtij institucioni.

“Qeverinë tonë do ta keni përherë përkrah. Mbështetjen për Policinë e Kosovës e kemi dëshmuar vazhdimisht, në nivel shumë më të lartë dhe të pakrahasueshëm me periudhat e mëparshme”, u shpreh Kurti.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Gara pas vendit të tretë: Kush e sfidon Abdixhikun dhe çka rrezikon LDK-ja?

09.11.2026

Bajrami: Historia nuk ndryshohet me ndërrimin e fotografive në muret e institucioneve

09.11.2026

Aksidenti i frikshëm në Trudë, një person kërkon ndihmë mjekësore

08.11.2026

Nisin punimet për fabrikën e municionit

07.11.2026