KOSOVA

Kurti për rastin e Arlindës: MPB-ja dhe Ministria e Drejtësisë, veç edhe 54 orë afat për ta sjellë raportin

Kosova.Today ·

Kryeministri Albin Kurti, gjatë ceremonisë së përurimit të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë, ka folur rreth vrasjes së Arlinda Zekajt nga ish-kunati i saj, të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejë, pasi u pyet nga...

Kryeministri Albin Kurti, gjatë ceremonisë së përurimit të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë, ka folur rreth vrasjes së Arlinda Zekajt nga ish-kunati i saj, të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejë, pasi u pyet nga gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka.

Ai deklaroi se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë, sipas tij, kanë veç edhe 54 orë afat për t’ia dorëzuar raportin për të ndriçuar gjithë këtë rast, transmeton klankosova.tv.

“Drejtësinë nuk e kemi të drejtë, për të mos thënë që drejtësinë e kemi të shtrembër. Kemi nevojë ta drejtojmë drejtësinë. Kjo do të thotë hetim hetuesve, aktakuza prokurorëve. Në këtë frymë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë i kanë edhe 54 orë që të ma sjellin raportin për të ndriçuar këtë rast deri në fund, edhe ku kanë dështuar secila prej hallkave të zinxhirit institucional, por edhe çka po ndodh me të gjitha rastet e ngjashme, sepse ju e dini që ka shumë raste anë e mban Kosovës ku gra të caktuara, të cilat janë viktima të dhunës, vazhdojnë të jenë në rrezikun e kërcënuesve, të vjetër e të rinj”, u shpreh ai.

The post Kurti për rastin e Arlindës: MPB-ja dhe Ministria e Drejtësisë, veç edhe 54 orë afat për ta sjellë raportin appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Nesër dilni në votime, vendosni për të ardhmen tuaj!

07.11.2026

E DIELA SJELL MOT TË FTOHTË! Temperaturat zbrasin deri në -4°c, por nuk mungon as dielli

08.11.2026

‘‘A mund t’ia dalësh në Kosovë me pagën minimale’’, nga përllogaritja e shpejt del: Paga 455 euro, shpenzimet 565 euro

08.11.2026

Bajrami: Historia nuk ndryshohet me ndërrimin e fotografive në muret e institucioneve

09.11.2026