KOSOVA

Kurti: Vatan e iman shkojnë së bashku – 38 hoxhallarë ranë dëshmorë në luftën e Kosovës

Kosova.Today ·

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar lidhjen mes atdheut dhe besimit, duke kujtuar kontributin e hoxhallarëve që morën pjesë në luftën e fundit në Kosovë. “Vatan e iman shkojnë së bashku. E këtë e kemi dëshmi: 38 hoxhallarë me pushkë...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar lidhjen mes atdheut dhe besimit, duke kujtuar kontributin e hoxhallarëve që morën pjesë në luftën e fundit në Kosovë.

“Vatan e iman shkojnë së bashku. E këtë e kemi dëshmi: 38 hoxhallarë me pushkë në dorë u bënë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë”, ka deklaruar Kurti, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Këtë mesazh ai e përcolli më 28 tetor 2026, në Prishtinë, në kuadër të ditës së parë të Konferencës Ndërkombëtare “Medresetë te Shqiptarët”, ku morën pjesë studiues nga të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë.

Në këtë konferencë u trajtuan tema që lidhen me historinë, traditën dhe zhvillimin e arsimit fetar te shqiptarët.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe studiuesi që prezantoi temën “Planprogramet mësimore në Medresenë Isa Beu në Shkup, nga themelimi i saj deri më sot”, me fokus në zhvillimin e programeve mësimore të këtij institucioni arsimor ndër vite.

Konferenca synon të trajtojë historinë dhe rolin e medreseve në shoqërinë shqiptare, si dhe kontributin e tyre në arsim, kulturë dhe ruajtjen e traditës.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Era dimër, ky është parashikimi i motit për sot

08.11.2026

Greva në Infrakos, ndalet qarkullimi i trenave në gjithë Kosovën

09.11.2026

Çfarë dimri na pret? “Dobësim jashtëzakonisht i hershëm i vorbullës polare, nuk kemi parë kurrë diçka të tillë më parë”

09.11.2026

Vdekja e argjentinases në Kosovë, Avokati Gashi kërkon të dijë nëse përkthyesja ka jetuar në Zvicër

09.11.2026