SHOWBIZ

Kushtrim Kelani shtyn publikimin e këngës së re pas vrasjes së Arlindës: Drejtësi

Kosova.Today ·

Ngjarja e rëndë në Pejë, ku u vra Arlinda Zekaj, ka ngjallur reagime të shumta në shoqëri, përfshirë edhe nga emra të njohur të skenës muzikore shqiptare. Në mesin e tyre është edhe këngëtari Kushtrim Kelani, i cili ka vendosur ta shtyjë publikimin...

Ngjarja e rëndë në Pejë, ku u vra Arlinda Zekaj, ka ngjallur reagime të shumta në shoqëri, përfshirë edhe nga emra të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Në mesin e tyre është edhe këngëtari Kushtrim Kelani, i cili ka vendosur ta shtyjë publikimin e këngës së tij të re, të titulluar “Sa e bukur”, që ishte planifikuar të lansohej nesër (27 tetor).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti ka bërë të ditur se vendimi vjen si shenjë respekti ndaj ngjarjes tragjike, duke theksuar se në një moment të tillë vëmendja duhet të përqendrohet te drejtësia dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve.

Foto: Instagram

“Sa e bukur” nuk do të publikohet sipas planifikimit fillestar, teksa Kelani ka shfrytëzuar këtë rast për të përcjellë një mesazh të fortë lidhur me sigurinë dhe të drejtën e çdo personi për të jetuar pa frikë.

Ai ka theksuar se askush nuk duhet ta humbasë jetën pasi kërkon mbrojtje, duke bërë thirrje që familja të jetë vendi ku mbizotërojnë dashuria dhe siguria, e jo frika dhe dhuna.

Krahas përgjegjësisë shoqërore, këngëtari ka vënë në pah edhe rolin e institucioneve, duke kërkuar që ato të reagojnë me kohë dhe që çdo kërkesë për mbrojtje të trajtohet me seriozitet, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përfundojnë në tragjedi.

Në fund të mesazhit të tij, Kelani ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, duke e mbyllur reagimin me thirrjen për drejtësi për Arlinda Zekajn. /Telegrafi/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pjesë e moderimit të Big Brotherit krah Alaudin Hamitit? Bora Zemani jep përgjigjen përfundimtare me lëvizjen e fundit

30.10.2026

Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz

25.10.2026

Bulza Fejzullahu nga gurbeti kujton një moment tejet të ëmbël me babain

07.11.2026

Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

06.11.2026