JETA

Rame Lahaj pas koncertit në Vjenë: “Faleminderit nga zemra për dashurinë tuaj” 

Kosova.Today ·

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është emocionuar nga pritja që mori në Vjenë, ku performoi në sallën e njohur Wiener Konzerthaus.   Një ditë pas koncertit, Lahaj ka publikuar një video të shkurtër me përshtypjet e...

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është emocionuar nga pritja që mori në Vjenë, ku performoi në sallën e njohur Wiener Konzerthaus.

Një ditë pas koncertit, Lahaj ka publikuar një video të shkurtër me përshtypjet e publikut, duke ndarë edhe mesazhin e tij të falënderimit për të pranishmit.

“Faleminderit nga zemra, Vjenë! Ta dini sa shumë më emocionuat me prezencën dhe dashurinë tuaj. Paçi bekimin e Zotit!”, ka shkruar tenori.

Koncerti ishte pjesë e turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, të cilin Lahaj po e realizon së bashku me ARMA Ensemble. Në këtë projekt, ai sjell një repertor që ndërthur këngët shqiptare me muzikën italiane, chanson-in francez dhe pjesë të njohura nga muzika e filmave.

Pas koncerteve në Zürich dhe Düsseldorf, Vjena ishte ndalesa e radhës e këtij turneu, i cili do të vazhdojë në Toronto më 13 dhjetor.

Biletat për koncertin në Toronto mund të sigurohen përmes faqes zyrtare të artistit, www.ramelahaj.com.

The post Rame Lahaj pas koncertit në Vjenë: “Faleminderit nga zemra për dashurinë tuaj”  appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tragjedi në Itali: 78-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në aksident, lë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë

08.11.2026

Zvicra në prag të mungesës së naftës për ngrohje, furnizimi po bëhet kritik

08.11.2026

Çfarë është nihilizmi i dhunshëm, ekstremizmi online që po shënjestron kryesisht adoleshentët?

09.11.2026

Gjeneva ashpërson rregullat për qiratë afatshkurtra përmes Airbnb

09.11.2026