Home / KOSOVA / Ambasadori amerikan ka një mesazh, votimit të Ushtrisë në Kuvend

Ambasadori amerikan ka një mesazh, votimit të Ushtrisë në Kuvend

Pak para votimit të Ushtrisë së Kosovës në Kuvend, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka publikuar një mesazh.

Ai ka thënë se derisa pritet të votohet për transformimin e FSK-së në Ushtri, duhet pasur parasysh edhe disa gjëra.

Në këtë drejtim, ai ka thënë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të saj të sigurisë dhe marrëdhëniet paqësore, reciprokisht të dobishme me fqinjët e saj, po aq sa edhe forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura.

“Derisa Kuvendi vepron sot, le të kujtojmë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të saj të sigurisë dhe marrëdhëniet paqësore, reciprokisht të dobishme me fqinjët e saj, po aq sa edhe forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura”, ka shkruar Kosnett.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot në ora 10:00 do të mbajë seancë plenare ku do të votohen tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ambasadori amerikan ka një mesazh, votimit të Ushtrisë në Kuvend Ambasadori amerikan ka një mesazh, votimit të Ushtrisë në KuvendRating: 4.8