Home / LAJME / Brenda misionit sekret ushtarak të SHBA-së që e gjeti vendndodhjen e Titanikut
Brenda misionit sekret ushtarak të SHBA-së që e gjeti vendndodhjen e Titanikut

Brenda misionit sekret ushtarak të SHBA-së që e gjeti vendndodhjen e Titanikut

Për vite të tëra, është menduar se zbulimi i pabesueshëm i vendndodhjes së anijes së fundosur të Titanikut në fund të oqeanit në vitin 1985 ka qenë një operacion tërësisht shkencor. Sidoqoftë, ky ishte thjesht një mashtrim. Udhëheqësi i këtij operacioni, Robert Ballard, ka thënë se ky operacion ka qenë pjesë e një misioni sekret ushtarak të SHBA-së për t’i gjetur dy nëndetëse të fundosura nukleare.

“Ata nuk dëshiruan që bota ta dinte këtë, prandaj unë isha i detyruar që ta mbuloj të vërtetën”, deklaroi ai. Rrëfimi i vërtetë për këtë ngjarje tash shërben si ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Gjeografisë në Uashington, i cili është i hapur deri në fund të këtij viti. Ballard ishte komandant i marinsave amerikane dhe shkencëtar në Institutin Oqeanografik “Woods Hole”.

“Ne e dinim se ku ndodheshin nëndetëset. Ajo që m’u kërkua mua të bëj ishte që të kthehesha dhe të mos ndiqem nga rusët sepse neve na interesonin armët nukleare që ndodheshin në këto nëndetëse dhe ta zbulonim se si po ndikonin reaktorët nuklearë në mjedis”, shtoi ai. Kërkimi për anijën e fundosur shërbeu si një tregim i përshtatshëm për ta mbuluar të vërtetën, ndërsa, sipas tij, shtypi e dinte se çfarë po bënte komandanti.

Kur ekipi i tij e përfundoi kërkimin për gjetjen e nëndetësve “Scorpion” dhe “Thresher”, ata i kishin vetëm edhe dymbëdhjetë ditë në dispozicion për ta kërkuar Titanikun. “Kur e gjetëm Titanikun, sigurisht se ishim shumë të magjepsur sepse ishte një detyrë e vështirë. Ne ia dolëm prandaj e llogarsinim si një sukses të madh”, thotë ish-komandanti Ballard, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express./Përktheu: Nasuf Abdyli/

Brenda misionit sekret ushtarak të SHBA-së që e gjeti vendndodhjen e Titanikut

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Brenda misionit sekret ushtarak të SHBA-së që e gjeti vendndodhjen e Titanikut Brenda misionit sekret ushtarak të SHBA-së që e gjeti vendndodhjen e TitanikutRating: 4.8