Home / KOSOVA / Deputeti britanik e pranon se është i infektuar me virusin HIV
Deputeti britanik e pranon se është i infektuar me virusin HIV

Deputeti britanik e pranon se është i infektuar me virusin HIV

Lloyd Russell-Moyle, deputet i partisë opozitare në parlamentin britanik, është deputeti i parë që është deklaruar se jeton me virusin HIV. “Vitin e ardhshëm do ta shënoj një përvjetor: Dhjetë vjet nga infektimi me HIV. Ka qenë një rrugëtim i gjatë. Në fillim kam qenë i frikësuar se nuk do të pranohem nga shoqëria, por sot jam i shëndoshë dhe nuk i rrezikoj të tjerët”, tha ai.

Deputeti thotë se përdorimi i rregullt i ilaçeve ia ka mundësuar që prania e virusit në trupin e tij të jetë pothuajse e pavërejtur. Kjo ndikon që ai të mos sëmuret dhe të mos i infektojë të tjerët me këtë virus. Ai thotë se ndihej i obliguar moralisht që ta informonte publikun me këtë lajm.

Deputeti po e kundërshton zvogëlimin e mjeteve financiare për sëmundjet e transmetueshme seksualisht, por Departamenti i Shëndetit nuk ka dhënë komente për deklaratat e tij. Ai thotë se ka vendosur të dalë me këto deklarata për ta shënuar Ditën Botërore të HIV-AIDS-it, që është më 1 dhjetor.

Sipas statistikave të publikuara, numri i të infektuarve me këtë virus në Britani të Madhe ka rënë për 17 për qind nga viti 2016 në vitin 2017, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Deputeti britanik e pranon se është i infektuar me virusin HIV

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Deputeti britanik e pranon se është i infektuar me virusin HIV Deputeti britanik e pranon se është i infektuar me virusin HIVRating: 4.8