Home / LAJME / Mijëra studentë protestojnë, gjesti që bëjnë të rinjtë kur ndodhen para kryeministrisë

Mijëra studentë protestojnë, gjesti që bëjnë të rinjtë kur ndodhen para kryeministrisë

Mijëra studentë nga Tirana, Elbasani, Korça e Shkodra kanë dalë këtë të enjte në protestë kundër qeverisë Rama.


Studentët e Arkitekturës e Politeknikut në Tiranë kërkojnë për ditën e tretë heqjen e tarifës për provimet e mbartura, ndërsa lëvizjes i janë bashkuar edhe të tjera universitete në kryeqytet, përfshi dhe në rrethe.

Pas grumbullimit në oborret e fakulteteve, studentët kanë marshuar drejt kryeministrisë ku kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe vendosjes së VKM-së për tarifat e provimeve të mbartura, tarifa të cilat studentët i konsiderojnë shumë të rënda për xhepat e tyre. Shumë studentë i kanë kthyer shpinën kryeministrisë, në shenjë revolte për sjelljen arrogante ndaj kërkesave të tyre.

Më pas marshi ka vijuar drejt Ministrisë së Arsimit ku dhe pritet që të mblidhen të gjithë studentët në një protestë masive.

Kerkesat e Studenteve:

Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,

Ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla
Përgatitur nga: Këshillat Studentore të Universiteteve Publike.
Duke u nisur nga deklarata e bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ne organizatoret e protestës së sotme si përfaqësues të Këshillave Studentore vendosëm tju paraqesin këto kërkesa:

Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë: Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë)
Afati i kthimit të përgjigjes ndaj kërkesës sonë është ora 16:00 datë 06.12.2018
Axhenda e protestës
Universiteti Aleksander Moisiu Durres (Spitalle) 8:30-09:00
08:30 tek Mjekesia Tirane
08:30 tek Shkencat e Natyres
08:30 tek Inxhinieria Ndertimit
08:30 tek Fakulteti Fizikes (Vasil Shanto)
09:00 Juridiku dhe Ekonomiku edhe Gjuhet e Huaja bashkohen tek Politekniku
Marshimi nis ne oren 09:30 per t’u grumbulluar ne oren 10:00 tek Ministria e Arsimit./Express

Mijëra studentë protestojnë, gjesti që bëjnë të rinjtë kur ndodhen para kryeministrisë

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Mijëra studentë protestojnë, gjesti që bëjnë të rinjtë kur ndodhen para kryeministrisë Mijëra studentë protestojnë, gjesti që bëjnë të rinjtë kur ndodhen para kryeministrisëRating: 4.8