Home / KOSOVA / Molliqaj: Albini humbi Edi Ramën e Shpend Ahmetin, fitoi Sali Berishën e Ilir Metën e përkohësisht Isa Mustafën (Video)
Molliqaj: Albini humbi Edi Ramën e Shpend Ahmetin, fitoi Sali Berishën e Ilir Metën e përkohësisht Isa Mustafën (Video)

Molliqaj: Albini humbi Edi Ramën e Shpend Ahmetin, fitoi Sali Berishën e Ilir Metën e përkohësisht Isa Mustafën (Video)

Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Dardan Molliqaj ka thënë se Albin Kurti ka humbur miq të mirë e ka fituar disa të tjerë jo të mirë.

Molliqaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Albin Kurti po humb miq dhe po shkon drejt izolimit.

“Sa më shumë që Albini humb miq, aq më shumë izolohet dhe bëhet më radikal e irracional. Albini bashkë me ne ka pasur një shans të reformohet. Ai e ka humb këtë shans dhe do ta shihni se ai do të izolohet më shumë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, thotë se Kurti po humb miq dhe po fiton disa tjerë që janë irracional dhe të pakuptimtë.

“Të humbasësh Edi Ramën dhe të fitosh Sali Berishën dhe Ilir Metën, mendoj se nuk ka më gabim në aspektin politik”.

“…Të humbasësh dy kryetar të komunave, njërin të Kryeqytetit e tjetrin të Kamenicës dhe 12 deputetë, e të fitosh aleatë të përkohshëm, Isa Mustafën që e ka quajtur “Isë, Isë, argat i Serbisë” dhe të thurësh lavde për të, tregon një sjellje që nuk është racionale në politikë”, tha ndër të tjera Dardan Molliqaj./Telegrafi/

Molliqaj: Albini humbi Edi Ramën e Shpend Ahmetin, fitoi Sali Berishën e Ilir Metën e përkohësisht Isa Mustafën (Video)

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Molliqaj: Albini humbi Edi Ramën e Shpend Ahmetin, fitoi Sali Berishën e Ilir Metën e përkohësisht Isa Mustafën (Video) Molliqaj: Albini humbi Edi Ramën e Shpend Ahmetin, fitoi Sali Berishën e Ilir Metën e përkohësisht Isa Mustafën (Video)Rating: 4.8