Home / KOSOVA / Pamje nga përplasja e Pacollit me ministrin boshnjak për taksën 100 për qind
Pamje nga përplasja e Pacollit me ministrin boshnjak për  taksën 100 për qind

Pamje nga përplasja e Pacollit me ministrin boshnjak për taksën 100 për qind

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, është përplasur me homologun e tij nga Bosnja dhe Hercegovina, Igor Crnadak, për çështjen e taksës së vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shkruan Gazeta Express.

Sipas burimeve të Gazetës Express brenda takimit të Western Balkan 6 ku ishin të pranishëm ministrat e Punëve të Jashtme, Pacolli me zë të lartë ia ka përmendur ministrit boshnjak, penalizimet që shteti i tij ia ka bërë Republikës së Kosovës.

“Nuk na keni njohur tabelat, as vulat. Nuk keni lejuar që mallrat e Kosovës të futen në Bosnje. Kosova nuk ka bërë asgjë më shumë se sa veprime reciprociteti”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa ministri boshnjak i është përgjigjur, duke thënë se këto vendime janë në kundërshtim me frymën integruese.

“Këto veprime janë skandaloze. Janë në kundërshtim me frymën integruese”, ka thënë Crnadak.

Express ka arritur që të sigurojë edhe videon e kësaj përplasje ndërmjet Pacollit dhe Crnadak.

Pamje nga përplasja e Pacollit me ministrin boshnjak për  taksën 100 për qind

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Pamje nga përplasja e Pacollit me ministrin boshnjak për taksën 100 për qind Pamje nga përplasja e Pacollit me ministrin boshnjak për taksën 100 për qindRating: 4.8