MAQEDONIA

Musa: BDI-ja u largua nga seanca për Alta Bankën, shqiptarët meritojnë sqarime

Kosova.Today ·

Nënkryetarja e VLEN-it dhe deputetja, Mimoza Musa, ka reaguar pas largimit të deputetëve të BDI-së nga seanca ku po diskutohen çështjet që lidhen me botën serbe, Alta Bankën dhe AS Senjakun. Musa ka kërkuar transparencë dhe sqarime të...

Nënkryetarja e VLEN-it dhe deputetja, Mimoza Musa, ka reaguar pas largimit të deputetëve të BDI-së nga seanca ku po diskutohen çështjet që lidhen me botën serbe, Alta Bankën dhe AS Senjakun.

Musa ka kërkuar transparencë dhe sqarime të plota, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e largimit të BDI-së nga seanca.

“Kur përmenden bota serbe, Alta Banka dhe AS Senjak, shqiptarët meritojnë sqarime të plota dhe transparencë. Por BDI-ja zgjedh të largohet nga seanca. Rastësi apo mungesë gatishmërie për t’u përballur me pyetjet?”, ka shkruar Musa.

Ajo ka theksuar se qytetarët meritojnë përgjigje dhe jo shmangie nga përgjegjësia, duke shtuar se kush nuk ka çfarë të fshehë, nuk duhet t’u ikë pyetjeve.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Florian Nesimi: Jeton Shasivari po ndërton profil të respektueshëm publik dhe po fiton njohje ndërkombëtare

10.11.2026

Ndryshimet në Kodin Penal kalojnë leximin e dytë në komisionin amë

11.11.2026

Egjipti shpall terroriste 35 organizata islame në Evropë, mes tyre edhe një shoqatë nga Maqedonia (LISTA)

11.11.2026

Albi Qamili akuza Llogës: Të vetmen gjë që e arriti “100%” është amnistia ndaj Gruevskit dhe Mijallkovit

10.11.2026