KOSOVA

Letra e Arlinda Zekajt dhe ngjyra e kuqe hidhen para objektit të Policisë së Kosovës

Kosova.Today ·

Protestuesit janë ndalur te objekti i Policisë së Kosovës, pasi kanë marshuar te Ministria e Drejtësisë dhe te objekti i Këshillit Prokurorial. Para objektit të forcave të rendit, protestuesit kanë hedhur letrën e Arlinda Zekajt, e cila tashmë...

Protestuesit janë ndalur te objekti i Policisë së Kosovës, pasi kanë marshuar te Ministria e Drejtësisë dhe te objekti i Këshillit Prokurorial.

Para objektit të forcave të rendit, protestuesit kanë hedhur letrën e Arlinda Zekajt, e cila tashmë po konsiderohet si testament i saj, për shtetin që nuk i doli në mbrojtje.

Gjithashtu, edhe ngjyra e kuqe është hedhur para objektit, që sipas protestuesve, simbolizon gjakun e grave të vrara.

“Policia duart me gjak”, ka qenë njëra prej thirrjeve, ku gjithashtu është hedhur edhe tym i zi.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti në Paris diskuton edhe për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Franca i ofron ekspertizën dhe përvojën për organizimin e tyre

09.11.2026

OVL-UÇK me akuza ndaj Gjykatës Speciale: Jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare

09.11.2026

534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani

09.11.2026

Aksident me fatalitet në Kroaci – një autobus nga Serbia përmbyset në autostradë

08.11.2026