SHQIPERIA

Lëvizte i armatosur me pushkë dhe 140 fishekë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Kosova.Today ·

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pushkë gjysmëautomatike dhe 140 fishekë luftarakë, pa lejen përkatëse. Arrestimi u krye në rrugën e fshatit “Allgjatë”, në kuadër të...

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pushkë gjysmëautomatike dhe 140 fishekë luftarakë, pa lejen përkatëse.

Arrestimi u krye në rrugën e fshatit “Allgjatë”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Guns 3”, të finalizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Sipas njoftimit të Policisë, ndërhyrja u bë pas administrimit të informacioneve operative për një person që lëvizte i armatosur në këtë zonë.

Në pranga përfundoi i mituri, banues në Vaqarr, i cili u kap në flagrancë duke mbajtur armën e zjarrit, të dyshuar si pushkë gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekët luftarakë.

Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore.

The post Lëvizte i armatosur me pushkë dhe 140 fishekë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Muharremi: PS-ja në Tiranë është blinduar, Koçiu dhe Demo figurat më të pëlqyera në bazë

15.11.2026

Plagosën rëndë me mjete të forta një 38-vjeçar, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë, në kërkim vëllai i tij

14.11.2026

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

14.11.2026

Zbardhen debatet në Asamble! Spiropali: Më quani flamingo, Rama: Nuk mund t’i gjuash me gurë shtëpisë

14.11.2026