KOSOVA

Ligji për Specialen, Zyra e BE-së në Kosovë: Kuvendi nuk duhet të miratojë ndryshimet pa konsultime paraprake

Kosova.Today ·

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim për mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Përmes një reagimi publik, BE-ja ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara ngrenë...

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim për mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Përmes një reagimi publik, BE-ja ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze sa i përket përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimit të parimeve themelore të sundimit të ligjit.

Sipas BE-së, këto shqetësime kanë të bëjnë veçanërisht me pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale, si dhe garantimin e llogaridhënies efektive.

Zyra e BE-së ka ngritur pikëpyetje edhe lidhur me kushtetutshmërinë e ndryshimeve të propozuara.

Në reagim bëhet e ditur se, që nga momenti kur ligji është kthyer në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim, BE-ja ka qenë e angazhuar në komunikimin e shqetësimeve dhe pritjeve të saj me autoritetet kosovare.

Në këtë kontekst, Zyra e BE-së ka ritheksuar se para miratimit të çfarëdo ndryshimi duhet të zhvillohen konsultime paraprake, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aleanca pro Ligjit për Specialen, Kadrijaj: PDK e sponsorizoi, PDK e tërhoqi- por ne e votojmë në çfarëdo forme

11.11.2026

Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

12.11.2026

Kurti në Francë kërkon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

11.11.2026

Kurti nga Elysée: I kërkova Macronit mbështetje për statusin e kandidatit

12.11.2026