SHQIPERIA

I riu hyn në lokal me hanxhar në dorë dhe kërcënon klientët në Dukat, disa ditë më parë ishte dhunuar bashkë me të atin (VIDEO)

Kosova.Today ·

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Dukat të Vlorës, ku një i ri ka hyrë në një lokal me hanxhar në dorë, duke kërcënuar personat që ndodheshin brenda. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur...

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Dukat të Vlorës, ku një i ri ka hyrë në një lokal me hanxhar në dorë, duke kërcënuar personat që ndodheshin brenda.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur i riu futet në lokal i armatosur me hanxhar dhe i drejtohet banakierit me fjalët: “Hajde çikë jashtë, je gangster ti!”.

Në video shihen dy klientë që ngrihen me shpejtësi nga tavolina dhe dalin jashtë. Më pas, i riu shtyn njërin prej tyre, ndërsa një person tjetër ndërhyn për të shmangur përplasjen. I kërcënuari dëgjohet duke bërtitur dhe largohet për t’u fshehur.

Sipas informacioneve, disa ditë përpara kësaj ngjarjeje, i riu ishte dhunuar fizikisht së bashku me të atin. Ngjarja e fundit dyshohet se lidhet me konfliktet e mëparshme, ndërsa rrethanat e plota mbeten për t’u sqaruar.

The post I riu hyn në lokal me hanxhar në dorë dhe kërcënon klientët në Dukat, disa ditë më parë ishte dhunuar bashkë me të atin (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ambasadorja e BE në Tiranë takim me shoqërinë civile Raportin për Shqipërinë 2026, në fokus mjedisi, transparenca dhe shëndetësia

10.11.2026

Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por një nga portat e saj hyrëse

10.11.2026

Begaj dhe Mattarella presin krerët e komunave arbëreshe: Janë themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

09.11.2026

Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës te Komuna e Parisit: Lekët i lashë në kazino

10.11.2026