JETA

Lokalizohet i dyshuari për vr’asjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

Kosova.Today ·

Zhvillime të reja kanë ndodhur mbrëmjen e sotme lidhur me kërkimet për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt, krim që tronditi opinionin publik më 25 tetor. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i dyshuari është lokalizuar...

Zhvillime të reja kanë ndodhur mbrëmjen e sotme lidhur me kërkimet për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt, krim që tronditi opinionin publik më 25 tetor.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i dyshuari është lokalizuar sonte, më 27 tetor, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për t’u vetëdorëzuar, pasi paraprakisht të ketë mundësinë të bisedojë me familjarët e tij.

Sipas informacioneve ekskluzive që ka siguruar Sinjali, Sylaj ka komunikuar me vëllain e tij përmes interfonit, duke i kërkuar që t’i mundësohen dhjetë minuta për të folur me familjen para se të dorëzohet.

“Vetëm 10 minuta të flas me familjen”, mësohet të ketë qenë kërkesa e tij gjatë këtij komunikimi.

Burimet bëjnë të ditur se zhvillimet e fundit kanë krijuar pritshmëri që vetëdorëzimi i të dyshuarit të realizohet së shpejti, ndonëse ende nuk ka konfirmim se ai është dorëzuar apo arrestuar.

Ky zhvillim vjen pas informacioneve se Sylaj ishte raportuar të jetë parë mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ndërsa dyshohej se po kërkonte ndihmë për t’u larguar drejt Serbisë.

Gazeta Sinjali ka siguruar edhe hollësi të tjera lidhur me rrethanat e lokalizimit dhe komunikimet e të dyshuarit, por për shkak të ndjeshmërisë së situatës ka vendosur të mos i publikojë në këtë fazë.

Sipas burimeve, vetëdorëzimi pritet të realizohet së shpejti, ndërsa mbetet të konfirmohet përfundimi i veprimeve të autoriteteve.

Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor, ndërsa Albert Sylaj dyshohet për kryerjen e këtij krimi.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra në prag të mungesës së naftës për ngrohje, furnizimi po bëhet kritik

08.11.2026

Miliona monedha zvicerane do të humbasin vlerën, afati i fundit për këmbim është 31 dhjetori

09.11.2026

Isuf Sherifi prezanton librin e ri “Mërgimi – Mes Säntis-it dhe mallit” në St. Gallen

09.11.2026

Nga pozitat e larta fetare në Zvicër, Bashkim Aliu mbetet pa funksione!

08.11.2026