JETA

Luljeta Lleshanaku fiton Çmimin Horst Bienek 2026 në Gjermani

Kosova.Today ·

Poetja shqiptare Luljeta Lleshanaku është shpallur fituese e Çmimit Horst Bienek për Poezinë 2026, një nga vlerësimet letrare ndërkombëtare që jepet në Gjermani për veprën e përgjithshme poetike, transmeton albinfo.ch. Çmimi u shpall më 20...

Poetja shqiptare Luljeta Lleshanaku është shpallur fituese e Çmimit Horst Bienek për Poezinë 2026, një nga vlerësimet letrare ndërkombëtare që jepet në Gjermani për veprën e përgjithshme poetike, transmeton albinfo.ch.

Çmimi u shpall më 20 tetor nga Akademia Bavareze e Arteve të Bukura (Bayerische Akademie der Schönen Künste), në Mynih. Vlerësimi shoqërohet me një shpërblim financiar prej 10 mijë eurosh, ndërsa ceremonia e dorëzimit do të mbahet më 2 dhjetor në këtë qytet.

Në arsyetimin e saj, juria vlerësoi qartësinë dhe saktësinë e gjuhës poetike të Lleshanakut, si dhe mënyrën se si ajo ndërthur kujtesën personale me përvojën historike.

Sipas jurisë, poezia e saj trajton me ndjeshmëri të veçantë humbjet, pasojat e dhunës politike dhe gjurmët që historia lë në jetën e individit, marrëdhëniet njerëzore dhe përvojat personale. Krijimtaria e saj u cilësua si një zë i rëndësishëm i poezisë bashkëkohore evropiane, që meriton vëmendje përtej hapësirës shqipfolëse.

Çmimi Horst Bienek u themelua në vitin 1991 dhe mban emrin e poetit dhe romancierit gjerman Horst Bienek. Fillimisht jepej çdo vit, ndërsa që nga viti 2010 ndahet një herë në dy vjet. Ndër fituesit e mëparshëm janë poetë të njohur ndërkombëtarisht, si John Ashbery, Tomas Tranströmer, Seamus Heaney, Inger Christensen dhe Adam Zagajewski. Fituesja e edicionit të vitit 2024 ishte poetja izraelite Agi Mishol.

Çmimi inkurajues për vitin 2026, me vlerë prej 5 mijë eurosh, iu nda poetes ukrainase Halyna Kruk.

Veprat e Luljeta Lleshanakut janë botuar edhe në gjuhën gjermane. Deri më tani, dy përmbledhje të saj poetike janë përkthyer nga Andrea Grill: Kinder der Natur, botuar më 2010 nga Edition Korrespondenzen, dhe Die Stadt der Äpfel, botuar më 2021 nga Carl Hanser Verlag./Albinfo.ch

The post Luljeta Lleshanaku fiton Çmimin Horst Bienek 2026 në Gjermani appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tragjedi në Itali: 78-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në aksident, lë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë

08.11.2026

“Uberizimi” i kriminalitetit: Të rinjtë rekrutohen përmes rrjeteve sociale për vjedhje dhe mashtrime

09.11.2026

SHBA nis hetimet ndaj ilaçit të kompanisë zvicerane Novartis për rrezikun e kancerit

09.11.2026

Paraqiten tumore te fëmijët pas trajtimit me injeksionin zviceran milion frangësh

07.11.2026