SPORTI

Real Madridi siguron përforcimin e parë për sezonin e ri, transferon talentin 19-vjeçar nga Gana

Kosova.Today ·

Real Madridi ka siguruar përforcimin e parë për sezonin 2027/28. Klubi madrilen ka arritur marrëveshje me mesfushorin e ri nga Gana, Latif Issman, i cili fillimisht do t’i bashkohet ekipit të dytë, Castilla. Sipas raportimeve të mediave...

Real Madridi ka siguruar përforcimin e parë për sezonin 2027/28. Klubi madrilen ka arritur marrëveshje me mesfushorin e ri nga Gana, Latif Issman, i cili fillimisht do t’i bashkohet ekipit të dytë, Castilla.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, përfshirë “Marca”, 19-vjeçari ka nënshkruar kontratën me gjigantin spanjoll, ndërsa transferimi i tij në Madrid do të realizohet gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Issman aktualisht është pjesë e UD Logroñés, ku ka spikatur me paraqitjet e tij në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.

Mesfushori vlerësohet për fuqinë fizike, energjinë dhe aftësinë për të mbuluar hapësira të mëdha në mesfushë.

Ai do ta përfundojë sezonin aktual me klubin e tij, përpara se t’i bashkohet Castillas në sezonin 2027/28.

Përmes këtij transferimi, Real Madridi vazhdon strategjinë e investimit te futbollistët e rinj, duke synuar zhvillimin e tyre fillimisht në ekipin Castilla dhe më pas promovimin e mundshëm në skuadrën e parë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arda Guler drejt largimit nga Real Madridi? Gjiganti evropian i ofron pagë prej 22 milionë eurosh

12.11.2026

“Dështimi më i madh në histori të Man Utd” gjen klub të ri në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll

07.11.2026

Gabimi i madh i gjyqtarëve që ndodhi në ndeshjen Liverpool -Arsenal, e pranon Liga Premier

11.11.2026

Xhaka i mungon Zvicrës për dy ndeshjet e fundit të vitit

09.11.2026