JETA

Maqedonci takohet me gjeneralin amerikan e kreun suprem të NATO-s në Evropë

Kosova.Today ·

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua sot me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), njëherësh komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEUCOM), gjeneral Alexus G. Grynkewich....

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua sot me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), njëherësh komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEUCOM), gjeneral Alexus G. Grynkewich.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimin me shtetet anëtare të NATO-s, si dhe progresin në fuqizimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci e njoftoi gjeneralin Grynkewich për investimet në ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse, avancimin profesional të personelit si dhe prokurimin e sistemeve të armatimit dhe pajisjeve në përputhje me standardet e NATO-s.

Me këtë rast, gjenerali Grynkewich vlerësoi progresin e arritur nga FSK-ja, si dhe investimet e Republikës së Kosovës për të zhvilluar ushtrinë.

Ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe në rajon.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra në prag të mungesës së naftës për ngrohje, furnizimi po bëhet kritik

08.11.2026

Universiteti i Freiburgut, Zvicër, i ndan një doktoratë nderi Lea Ypit

07.11.2026

Dallime të mëdha mes kompanive të sigurimeve shëndetësore në Zvicër, pacientët nuk trajtohen njësoj

08.11.2026

Deri në 6 franga për një espresso në Zvicër, Cyrihu më i shtrenjti dhe Tiçino më i liri

09.11.2026