KOSOVA

Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, Gjykata vendos që të jetë e mbyllur për publikun

Kosova.Today ·

Gjykata Themelore në Pejë do të mbajë sot, më 12 nëntor, shqyrtimin fillestar në çështjen penale ndaj Jeton Sylajt, bashkëshortit të Arlinda Zekajt. Seanca, e cila është caktuar të fillojë nga ora 11:00, do të zhvillohet pa praninë e...

Gjykata Themelore në Pejë do të mbajë sot, më 12 nëntor, shqyrtimin fillestar në çështjen penale ndaj Jeton Sylajt, bashkëshortit të Arlinda Zekajt.

Seanca, e cila është caktuar të fillojë nga ora 11:00, do të zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e marrë nga gjykata më 10 nëntor 2026.

Vendimi për përjashtimin e publikut është marrë me qëllim të mbrojtjes së jetës private dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë, veçanërisht të një fëmije të mitur të përfshirë në këtë çështje.

Kërkesa për mbajtjen e seancës me dyer të mbyllura ishte paraqitur nga Prokuroria Themelore në Pejë, me arsyetimin se gjatë procedurës do të trajtohen informacione të ndjeshme që lidhen me jetën private dhe familjare të personave të përfshirë.

Në mesin e materialeve që do të shqyrtohen janë deklarimet e të pandehurit dhe palës së dëmtuar, raportet e bashkëbisedimeve me fëmijën e mitur, raporti psikologjik dhe video-incizimet që gjenden në shkresat e lëndës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

11.11.2026

Hegsethi përmend Kosovën në mbrojtje ndaj nismës për shkarkimin e tij

10.11.2026

Ambasada e Kosovës në SHBA uron Michael Bogachek për nominimin si ambasador i ardhshëm amerikan në Prishtinë

11.11.2026

Egjipti e shpall terr’oriste një organizatë në Kosovë

11.11.2026