JETA

Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre

Kosova.Today ·

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” do të organizojë një mbrëmje letrare në Vjenë, e cila do të bashkojë autorë dhe krijues shqiptarë përmes prezantimit të librave dhe leximeve letrare. Aktiviteti do...

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” do të organizojë një mbrëmje letrare në Vjenë, e cila do të bashkojë autorë dhe krijues shqiptarë përmes prezantimit të librave dhe leximeve letrare.

Aktiviteti do të mbahet më 19 nëntor 2026, duke filluar nga ora 18:00, në ambientet e MusicQuartier, në adresën Mariahilfer Straße 51, në Vjenë, transmeton albinfo.at.

Programi, i cili do të moderohet nga Marinela Stefanc, do të zhvillohet në dy pjesë.

Në pjesën e parë do të prezantohen katër botime: libri “Kthim në kohë” nga Kimete Prebreza-Krasniqi, libri autobiografik “Udha e jetës” nga Zaim Toska, “Baladë shpirti” nga Fitnete Bashota-Krasniqi dhe libri “Guxova” nga Hava Eshani.

Ndërkaq, pjesa e dytë do t’i kushtohet orës letrare, ku do të prezantohen krijime nga autorë të ndryshëm. Violeta Allmuca do të interpretojë krijimin “Kohë për shpirtin”, Angelina Marku do të sjellë një fragment nga romani “Shtyje hënën”, ndërsa Gabriela Mujaj do të prezantojë dy poezi. Në program është përfshirë edhe poezia “Kosova ime” nga Fitnete Bashota-Krasniqi.

Mbrëmja organizohet nën moton “Mes të djeshmes dhe të nesërmes nuk ka derë, je vetëm ti”, duke synuar të krijojë një hapësirë takimi për letërsinë, krijimtarinë dhe kulturën shqiptare në Austri.

Organizatorët kanë ftuar bashkatdhetarët dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë aktivitet letrar./Albinfo.at

The post Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

VIDEO/Mërgimtari rrëfen pritjen prej 8 orësh në kufi: Na nxorën nga autobusi, policia po kontrollon gjithçka

08.11.2026

“Një nga gjërat më të bukura që më ka falur jeta”, Brikena me dedikim romantik për Mateon

07.11.2026

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

07.11.2026

Zvicër: Betejë për të ardhmen e aeroportit të Sionit, qytetarët vendosin më 29 nëntor

09.11.2026