Mërgimtarë shqiptarë nga Evropa mbërrijnë në Bërvenicë për të votuar në zgjedhjet e nesërme
Mërgimtarë shqiptarë nga Evropa mbërrijnë në Bërvenicë për të votuar në zgjedhjet e nesërme Një numër i madh mërgimtarësh shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës kanë mbërritur në Bërvenicë, në prag të zgjedhjeve të nesërme për kryetar të...
Mërgimtarë shqiptarë nga Evropa mbërrijnë në Bërvenicë për të votuar në zgjedhjet e nesërme
Një numër i madh mërgimtarësh shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës kanë mbërritur në Bërvenicë, në prag të zgjedhjeve të nesërme për kryetar të komunës, përcjell tetova1.
Në garën për kreun e Komunës së Bërvenicës, në raundin e dytë përballen Arkin Jahia, kandidat i AKI-së, dhe Stojançe Radiçevski nga VMRO-DPMNE.
Me këtë rast, është publikuar edhe një mesazh emocional, ku theksohet rëndësia e mbështetjes për kandidatin shqiptar dhe mobilizimi i bashkatdhetarëve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.
“Amanet e kemi nga babai, vëllanë tonë shqiptar mos e japim kurrë”, thuhet në mesazhin e publikuar, krahas pamjeve nga ardhja e mërgimtarëve në vendlindje.
Ardhja e tyre shihet si një mobilizim i diasporës shqiptare për të marrë pjesë në votimin e nesërm në Komunën e Bërvenicës.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.